E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazprom interesohet per Albpetrol

Në radhën e kompanive që janë të interesuara të blejnë Albpetrolin shqiptar, të vogla apo të mëdha, është edhe e kompania e famshme ruse, GAZPROM. Interesi i kësaj kompanie për tregun shqiptar të naftës dhe të gazit konkretizohet me pjesëmarrjen e saj në tenderin e datës 26 korrik, ku pritet të paraqiten ofertat e privatizimit të “Albpetrol”. Burime nga ministria e Ekonomisë konfirmojnë se një javë me pare është zhvilluar një takim, me përfaqësuesit e të gjitha kompanive të interesuara për t’u bërë zotëruese rë Albpetrolit, ku kishte dhe përfaqësues të Gazpromit. Në mbledhjen e zhvilluar me kompanitë e interesuara, zyrtarët dhe ekspertëtë e dikasterit të energjetikës kanë paraqitur një ekspoze të procesit të privatizimit, të drejtat e shtetit dhe të privatit pas shitjes së “Albpetrol”, planin e biznesit, investimin, mjedisin e deri tek trajtimi i punonjësve, që do të dalin në asistencë.

Kompania ruse, Gazprom kishte shprehur disa herë të shtrihej më gjërë në Ballkan. E pozicionuar në disa vende të rajonit, shtrirja e “Gazprom” në Shqipëri i jep mundësi rusëve të dalin edhe në Detin Adriatik. Aktualisht GAzprom eshte prezente në Serbi, në rafinerinë e naftës NIS (Nafta e Industrisë Serbe), ku zotërojnë 51 për qind të aksioneve dhe pjesa e mbetur kontrollohet nga shteti dhe biznesmenë serbë.

Tenderi do të hapët më 26 korrik dhe 30 ditë më pas (afati maksimal) do të bëhet vlerësimi i ofertave për vlefshmërinë. Pas kësaj etape, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të nisë negociatat me kompanitë e përzgjedhura si “finaliste”. Fituesi do të shpallet pas tre muajve, që përkon me nëntorin, periudhë kur Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë, fill pas kalimit të pasurisë kombëtare te privati.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›