E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet sot Terminali i ri i Durresit

Inagurohet sot terminali i ri i pasagjerëve në Portin e Durrësit. Ky terminal do të jetë tashmë porta e re e gjithë rajonit drejt Evropës. Terminali përfaqëson një investim me vlerë rreth 21.9 milion euro dhe i bashkëngjitet investimeve të shumta të realizuara në Portin e Durrësit, që prej vitit 2006. Në total këto investime në qytetin bregdetar kanë vlerën e 60 milion eurove. Investimi më i ri strategjik i qeverisë shqiptare, do te përmbush nevojat në rritje të trafikut, të tregtisë, të ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve. Ky terminal i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane, do të mundësojë një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë, që kalojnë nga ky port çdo vit. Terminali I ri përbëhet nga një sipërfaqe sheshesh prej 65 mijë m2 , nga ndertime me sipërfaqe 25 mijë m2 dhe nga 4500 m2 godina të pasagjerëve. Po ashtu termnali i ri ka 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura si dhe 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionet.

Në 6 vitet e fundit, Durrësi ka qenë në vëmendje të veccantë projekteve dhe financimeve qeveritare. Sot llogariten 400 km rrugë të dnërtuara, ku përfshihen rruget ne komuna e bashki nga Fondi per Rajonet, rruget Kombetare nga Ministria Puneve Publike si dhe Rruget Rrurale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Po ashtu në Durrës janë ndërtuar këto vite 62 Shkolla, 107 Ambulanca e Qendra Shëndetësore dhe 112 Sisteme Ujësjellësash e Kanalizimesh. Po ashtu falë klimës së mirë të të bërit biznese, në qytetin e dytë më të zhvilluar pas Tiranës, janë krijuar deri më sot 8200 biznese të reja nga të cilat 1080 biznese të lidhura me sektorin e turizmit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›