Privatizimi i KEK-ut pengon rritjen e pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës paralajmërojnë greva po qe se nuk iu rriten pagat.
Këtë e ka pohuar edhe kryesindakalisti i KEK-ut, Izet Mustafa
“Nëse ne marrim përgjigjë negative lidhur me rritjen e pagave, natyrisht se do t’i përdorim mjetet tona për kërkesa, përfshirë këtu greva e protesta”, ka thënë Mustafa në KTV.
Sipas tij, pvarësisht rrezikshmërisë së lartë të punës, punëtorët nuk kanë pasur asnjë rritje, ndryshe prej sektorëve të tjerë.
Menaxhmenti i KEK-ut, ndërkaq, thonë se privatizimi i Distribucionit, nuk i lejon ata tash, të bëjnë rritje pagash.
“Janë disa faktorë kufizues për rritje pagash. Privatizimi është bërë dhe KEK-u ka marrë andej obligime dhe është qasja e ZRrE-së, që nuk është shumë përkrahëse për këtë”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala./Indeksonline/