E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet Dejan Paviçeviq

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e së hënës pritet të emërojë shefin e ekipit negociator në dialogun teknik me Kosovën, Dejan Paviçeviq, oficer të ndërlidhjes në Kosovë, raporton “Novosti”.

Emri i Paviçeviqit është përcaktuar para dhjetë ditësh nga kreu i shtetit, por për shkak të zhurmës në lidhje me dy partnerët kryesor në qeveri rreth çështjeve tjera, vendimi ka mbetur “në pritje”.

“Novostit” i është konfirmuar në selinë e Misionit të BE-së në Prishtinë, se gjithçka është gati për ta pritur ‘mysafirin’ e Serbisë në Kosovë, respektivisht janë bërë të gjitha përgatitjet logjistike dhe ato të sigurisë.

Qeveria e Kosovës ditë më parë e ka emëruar ambasadorin e Kosovës në Suedi, Lulzim Peci për ‘ambasador’ në Beograd./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›