Hetohen kërcënimet ndaj Merkelit

Organet gjermane të sigurisë kanë konfirmuar mbrëmë se janë duke hetuar një videoincizim në internet, në të cilin një ekstremist islamik fton për vrasjen e kanelares gjermane Angela Merkel, si dhe për të sulmuar ndërtesën e parlamentit gjerman (Bundestagut) në Berlin, shkruan agjencia e lajmeve STA. Në videoincizim nuk përmenden kurrfarë planesh specifike, kurse hetuesit nuk kanë gjetur as kurrfarë dëshmish konkrete për këto sulme në një të ardhme të afërt.
Në videoicizimin e gjatë tre minuta flet një ekstremist islamik gjerman, i cili veten e quan Abe Azzam. Dyshohet se bëhet fjalë për një salafist radikal, i cili momentalisht jeton në Egjipt./Indeksonline/