E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Lanabregasit, Kësh. e majtë: 15 mln euro në kurriz të tiranasve

Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kanë reaguar sot lidhur me blerjen nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë të hidrocentralit të Lanabregasit. Përmes një deklarate për shtyp ata theksojnë se marrëveshja e privatizimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ujësjellës-Kanalizime është terësisht jotransparente, pasi sipas tyre 15 mln euro po trajtohen si prone private nga dy institucione publike.

Lidhur me këtë këshilltarët e majtë kanë kërkuar thirrjen në interpelancë të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për të dhënë shpjegime për mënyrën dhe procedurat që janë ndjekur neë privatizimin e HEC-it të Lanabregasit.
 

“Basha të mos heshtë për blerjen e HEC-it Lanabregas. Mbi 15 mln euro për blerjen e HEC-it janë totalisht pa transparence. Kërkojmë thirrjen në interpelancë të kryetarit të bashkisë, Basha. Tiranasit do të paguajnë mbi 15 mln euro për blerjen e HEC-it nga UKT.15 mln euro trajtohen si prone private nga dy institucione publike. Blerja është bërë me pika të errëta për çmimin15 mln euro. Basha të sqarojë sa janë interesat e kredisë dhe si u përzgjodh fituesi. Basha të sqarojë sa është vlera e transaksonit” thuhet në deklaratë.
 

Rreth një javë më parë nga paketa e hidrocentraleve që u ndanë si shoqëri anonime më vete, përmes një ligji të vitit të kaluar, Lanabregasi ishte i pari që u privatizua.
 

Shitja e kësaj vepre energjetike, e lokalizuar mbi lumin e Tiranës dhe me fuqi të instaluar 5 megavat, duket se do të jetë një e ardhur e mirë për qeverinë.
 

Nga ana tjetër, më herët Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka deklaruar se kjo blerje do të ndikonte direkt te çmimi që sot paguajnë qytetarët për furnizimin me ujë. Në proces privatizimi janë edhe hidrocentralet Ulzë-Shkopet dhe “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2”.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›