E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flije Mendjen! Disa njerëz janë gay

Share

Me këtë slogan Aleanca Kundër Diskriminimit do të nisë sot veprimtaritë kundër homofobisë. Mësohet se në orën 18:00, në Tiranë do të mbahet një marshim përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku slogani do të jetë: Flije Mendjen! Disa njerëz janë gay.

Aktivitetet më pas do të zhvendosen në Vlorë më 16 maj.

Te i njëjti qytet që përpara 100 vjetësh na bëri të ndihemi të lumtur, pra në Vlorë, do të shkojmë për të folur ballë për ballë me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, për tu kthyer në Tiranë po atë ditë (të mërkurën, 16 maj) ku në galerinë Tirana Express do ekspozojmë jo vetëm portretet e qindra qytetarëve të këtij vendi në një labirint aq të ngushtë sa është hapësira publike dhe personale që u kemi lënë motrave, nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave, miqve e mikeshave tanë që janë LGBT, por do tregojmë për herë të parë se PO, ne jemi kundër çdo filozofie apo qëndrimi qe nuk na mëson të duam, por na nxit të urrejmë, nëse nuk na bën qytetarë të Europës, por na burgos tek padrejtësitë, thuhet në një njoftim për mediat.

Ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie, vijon njoftimi.

Më 17 maj pastaj do të përmbyllen gjithë këto aktivitete, ndërsa ende nuk dihet çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë paralajmëruar disa protesta kundër marshimit të homoseksualëve në Tiranë, por ende nuk dihet sa do të ndodhë kjo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›