E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Për Berishën të papunë janë vetëm ata që trokasin në zyrat e shtetit

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha, së në Shqipëri vetëm 10% e popullsisë është e papunë. Sipas Ramës, Berisha quant ë papunë vetëm ata që trokasin në zyrat e shtetit për të kërkuar punë. Rama shprehet se nuk mund të quhen fshatarët të punësuar, duke qenë se ata po mbijetojnë sin ë mesjetë.

“Kryeministri sa tregoi një përrallë për 1 milionë hajdutë! Në fakt, janë 1milionë të papunë, jo hajdutë, po papunësia s’hyn në problemet e tij.

Kyeministri i quan të punësuar gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt fshati sot mbijeton si në mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë.

Kyeministri thotë të papunë janë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit, të tjerët janë të gjithë të punësuar! Në fakt jo, fatkeqësisht jo.

Kryeministri thotë se kur kryefamiljari është i punësuar, e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket s’e flet veç për familjen e vet, shprehet Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›