E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Arritjet në raportin e KE-së janë meritë e PS-së

Kastriot Islami pranon se raporti nënvizion arritje në bashkepunimin politik për reformat e mëdha apo në fushën e integrimit në NATO, por kjo sipas tij është meritë e Partisë Socialiste. 

TIRANE - Të 56 faqet e raportit të Komisionit Europian janë studiur me laps në dorë nga socialistet. Kastriot Islami pranon se raporti nënvizion arritje në bashkepunimin politik për reformat e mëdha apo në fushën e integrimit në NATO, por kjo sipas tij është meritë e Partisë Socialiste. Anëtari i kryesisë ndalet në 90 raste nëpermjet të cilave sipas tij Komisioni Europian shpreh shqetësimin për kriteret politike apo ekonomike në Shqiperi.
Nisur nga këto fakte Islami pohon se gota është përgjysëm dhe shkak për këtë janë dështimet e plota ose të pjesshme në administratën publike, luften ndaj korrupsionit apo marrëdhenieve të frustuara mes qeverisë dhe institucioneve të pavaruara.
(O.Zh, BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›