E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, 200 të rinj iu bashkuan LDK-së

Në vazhdën e aderimeve të kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës iu bashkuan 200 të rinj e të reja nga Prizreni, në këtë ditë ku po shënohej 22-vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Prizren, njofton kjo parti përmes një komunikate për media.

Në fjalën e tij, kryetari kryetari i kësaj partie Isa Mustafa tha "Dëshiroj që këtë 22-vjetor të uroj juve, të uroj gjithë atyre që për 22 vite e mbështetën LDK-në, atyre që ishin themelues të LDK-së, atyre që e bartën aktivitetin kryesor të LDK-së, atyre që kontribuuan që LDK-ja ta ruaj dhe ta realizoj misionin e saj shtetëformues gjatë gjithë kësaj periudhe. Desha të ju uroj veçmas juve të rinjve që keni besimin në LDK që do t’i jepni një frymë të re LDK-së, që do t’i jepni një ngjyrë të re, që do t’i jepni një shpirt të ri LDK-së. Dhe unë ju uroj për këtë forcë, për këtë besim të juaj dhe ju uroj për sukseset e juaja në të ardhmen, sepse LDK-ja pa ju nuk mundet, prandaj jeni të mirëseardhur, dhe ju do ta luani rolin e juaj që juve ju takon në Lidhjen Demokratike të Kosovës” ka thënë pos tjerash Mustafa.

“Unë ju premtoj se ne do të bëjmë çdo gjë që ju të jeni aty, që ne bashkërisht ta qeverisim Kosovën dhe bashkërisht t’i ofrojmë vlerat tona për një qeverisje të mirë të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›