Informata të rreme për grusht-shtet në Kinë

Faqet e internetit u morën si bazë nga mediat nëpër botë dhe disa kritikë të politikës së Pekinit sugjeruan se në vend mund të ishte duke u organizuar një grusht shteti.
Zyra Shtetërore për Informacionin përmes Internetit, ZSHII, deklaroi se zërat e rremë patën një ndikim negativ te publiku. Dy mirkoblogje popullore kanë ndaluar postimin e komenteve për përdoruesit e tyre.
Sina Weibo dhe Tencent Weibo deklaruan se funksioni i komenteve do të jetë offline mes 31 marsit dhe 3 prillit, në mënyrë që të pengohet përhapja e informacioneve të rreme.
Një zëdhënës i ZSHII deklaroi më herët për agjencinë shtetërore kineze Xinhua se dy faqet e internetit janë kritikuar dhe ndëshkuar. Ai shtoi se një numër personash janë paralajmëruar nga autoritetet dhe kanë marrë udhëzime të caktuara.