E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, Berisha: Lidhja, kryengjarja e kombit

PRIZREN- Me ekzekutimin e himnit kombëtarë dhe atij shtetërorë të Kosovës ka nisur edhe manifestimi në kujtim të 134- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në manifestimin qëndrorë që po mbahet në ndërtesën ku dhe u mbajt Lidhja, 134 vite më parë marrin pjesë kryeministrat shqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e konsideroi Lidhjen e Prizrenit si mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohrave.

Sipas kryeministrit shqiptarë, Lidhja është ngjarja në të cilën shqiptarët që jetonin dhe shtriheshin në territoret më të gjëra të Ballkanit, që kishin qenë të sulmuar do të mblidheshin në këtë tempull me sloganin Një komb një qëndrim.

Çdo shqiptarë ka vetëm një fjalë, faleminderit Kosovë, faleminderit Prizren, se Lidhja e Prizrenit ishte kryengjarja që do tu printe përpjekjeve shqiptare për liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovë, se në Kosovë u organizua Lidhja e Pejës, se këtu lindi Ushtria Çlirimtare . Këtu u organizua kryengritjet e mëdha gjigante që solli pavarësinë e Shqipërisë. Faleminderit Kosovë që nuk u përkule kurrë dhe qëndrove në një rezistencë që solli Pavarësinë. Faleminderit Kosovë se nxore burra të mëdhenj, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, luftëtarë të mëdhenj, etj. Faleminderit Kosovë se nxore burra mendjendritur si Ibrahim Rugova, i cili organizoi  rezistencën paqësore më të shkëlqyer që Europa ka njohur. Faleminderit Kosovë se djemtë dhe vajzat e tua vaditën me jetën, rininë dhe gjakun e tyre lirinë mbi të cilën qëndrojmë ne sot të lirë.- tha kryeministri Berisha.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë ftesën e tij për fqinjët që të çlirohen nga paragjykimet për shqiptarët, duke i ftuar ata që së bashku të ndërtojmë një të ardhme europiane.

Ndërsa kryeministri Thaçi vlerësoi Lidhjen e Prizrenit, ndërsa shtoi se, Pavarësisë e Kosovës e forcoi kombin shqiptarë. Thaçi tha se sot, Shqipëria dhe Kosova janë dëshmi që shqiptarët janë faktori vendimtarë në Ballkan, si një nga popujt më të rëndësishëm.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare brenda në Shqipëri, mbush sot (10 Qershor), 134 vjet nga formimi i saj (1878).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›