E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizren, arrestohen shqiptarë e turq për drogë

Antidroga e Policisë së Kosovës ka realizuar sot në mengjes një operacion policor në rajonin e Prizrenit, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”

Personat e arrestuar janë: L. K. (1978) shqiptar/kosovar, A. M.(1985) turk/kosovar dhe C. T. (1988) turk/kosovar. Bazuar në hetimet preliminare të hetuesve policorë nga kjo njësi dyshohet se personat tanimë të arrestuar, duke vepruar në grup, në intervale të ndryshme kohore, në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë kanë bërë shitjen e substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë këtij operacioni policor janë kryer edhe bastisje dhe cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet në vijim. 1 468 gramë që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, karikator i armës automatike AK-47 dhe një pjesë përcjellëse, e cila vendoset në tytën e armës automatike AK-47, 1 automjet BMË, 1 automjet Mazda, 4 telefona mobilë – me SIM kartela dhe 1 SIM kartelë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedurat e mëtejshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›