Veliu dhuron gjak

Me dhurimin vullnetar të gjakut, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i është bashkëngjitur aksionit në kuadër të Javës për dhurim vullnetar të gjakut.
Java për dhurimin vullnetar të gjakut, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, është përmbyllur sot me aksionin e dhurimit të gjakut në Podujevë.
Në mesin e dhuruesve të shumtë të gjakut ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili është dhurues i rregullt i gjakut.
Udhëheqësi i ekipit mobil i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Fadil Mahmuti është shpreh i kënaqur me rrjedhën e aksionit të dhurimit të gjakut, duke thënë se qytetarët e Podujevës i janë përgjigjur mirë këtij aksioni.
Aksionin për dhurimin e gjakut në Podujevë e ka ndihmuar edhe “Iniciativa vullnetare RB“. /Indeksonline/