E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumboi shtëpinë e një familje sociale

Një zjarr ka bërë hi shtëpinë e familjes Bajram nga Shkupi. Stuhia e zjarrit tërësisht ka lënë të shkretë këtë familje e cila jetonte në dy dhoma.

Gati se një javë ata nuk kanë ku të strehohen dhe janë lënë në mëshirën e fatit të fqinjëve të tyre të cilët edhe ata jetojnë nëpër shtëpi të shkatërruara në afërsi të tregut “Kfantashki”.

Zjarri ka djegur dokumentet e tyre, ndërsa kryefamiljarit Mustafa Bajram i është djegur edhe motori që ka pasur si burim të ekzistencës me të cilën ka transportuar kartonë, trasnmeton Zhurnal.

Mustafa më shumë vajton librat dhe pajisjet shkollore të tre fëmijëve. Ata janë të moshës 9, 10 dhe 11 vjeç, ndërsa nuk kanë as veshmbathje. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›