Thaçi në mbështetje të kryetarit të akuzuar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është kthyer Prizrenit. Ai ka shfrytëzuar Ditën e Dëshmorëve në këtë qytet, për të bërë fushatë për kandidatin e partisë së tij, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.
Në këtë rast Thaçi ka thënë se qyteti i Prizrenit me rrethinë ka ndryshuar, sepse është investuar kudo. Sipas tij këto ndryshime kanë ndodhur me investime të fuqishme edhe në Zhur, Has, Anadrini e Zhubë.
“Qëllimi, vizioni dhe objektivi ynë për Prizrenin evropian po realizohen nën udhëheqjen e kryetarit Ramadan Muja. Kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe kam besim të fuqishëm se në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të ndodhin ndryshime edhe më të mëdha. Në këtë drejtim, i nderuari kryetar Muja do ta keni mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë Thaçi.
Ai poashtu ka akuzuar qeveritë e mëhershme për mosinvestim në Prizren. /Indeksonline/