KQZ certifikon edhe 15 subjekte politike

(E plotësuar)
Nuk është vendosur ende për 18 subjektet e tjera politike.
E pyetur nga Indeksonline se çfarë do të bëhet me 18 subjektet e tjera të mbetura, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ato nuk janë vendosur ende në votim.
“ Nuk i kemi vënë ende në votim. Do të shqyrtohen që të gjitha në ditët në vijim, duke pëerfshirë edhe listën e Oliver Ivanoviç-it”, tha kështu zonja Daka, duke nënkuptuar që mbledhjet e KQZ-së do të vazhdojnë.
---------------
Janë certifikuar 15 subjekte politike sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në mbledhjen e 50-të të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, KQZ miratoi rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për certifikimin edhe të 15 subjekteve politike për zgjedhjet e 03 nëntorit 2013.
Në këtë mbledhje, u certifikuan këto subjekte politike:
Centar Demokratske Unije (CDU)
Bošnjačka Stranka Demokratske Akcije Kosova (BSDAK)
Lëvizja për Bashkim (LB)
Partia e Fortë (PF)
Narodna Pravda (NP)
Građanska Inicijativa za Prizren (GIP)
Të pavarurit e Mitrovicës
Partia e Drejtësisë (PD)
Kosova Turk Birligi (KTB)
Kosova Turk Adalet Partisi (KTAP)
Ujedinjena Stranka Bošnjaka (USB)
Građanska Inicijativa Novesnage
Srpska Građanska Inicijativa (SGI)
Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga
Gradjanska Inicijativa Srpska Pasjane
Deri më tani janë certifikuar 85 subjekte politike, kurse kanë mbetur edhe 18 të tjera./ Indeksonline/