Përleshjet etnike në Rusi, mbi 1 mijë në pranga

Policia e Moskës ka arrestuar më shumë se 1.000 njerëz në qendër të qytetit, në përpjekje për të parandaluar përleshjet etnike që shpërthyen pas vrasjes së një tifozi të futbollit. Zëdhënësi i policisë, Viktor Birjukov, tha se shumica e arrestimeve janë bërë në stacionin e trenit Kievski, ku ishin dislokuar më shumë se një mijë policë për përleshjen e cila ishte paralajmëruar të ndodhë atje. Tensionet etnike në Moskë u nxitën gjatë fundjavës pasi një tifoz i klubit Spartak u sulmua nga një grup të rinjsh nga jugu i Rusisë.