E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr.ligji “Për barazinë gjinore”, Berisha: Përmbys themelet e besimit dhe Kodin e familjes. Njeh gjinitë me diversitet të gjerë

Kryedemokrati  Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalë të ashpër në seancën plenare të Kuvendit duke kundërshtuar projektligjin “Për barazinë gjinore”, për të cilin thekson se përmbysen themelet e besimit dhe kodin e familjes.  

Sipas Berishës, projektligj njeh gjinitë me diversitet të gjerë, ndërsa thekson se bazohet në përmbysjen e rendit ligjor.

“Kam qenë, jam dhe do mbetem i paepur në programet e partisë për barazinë mes burrit e gruas, nënës e babait, motrën e vëllait.

Pikërisht kjo barazi, sot zhduket, merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në bilaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë e baba, tashmë transformohet në kaci të shumëfishta gjinore, në gjini me dibversitet të gjerë, duke përmbysur kushtetutën, lirinë e të drejtave të njeriut, të drejtave të prindërve mbi fëmijët e vetë, përmbysur kodin e familjes.

Ky ligj, i doktrinës post-marksiste, ekstremit të majtë më të rrezikshëm të kohërave”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›