Kapshticë, fluks emigrantësh të cilët kthehen në Greqi

Nis kthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë pas festimeve të Pashkëve pranë familjeve të tyre në vendlindje. Udhëtarëve nga Shqipëria iu duhet tani të rikthehen në vendin fqinj ku punojnë dhe jetojnë prej vitesh. Në pikën kufitare të Kapshticës ka nisur fluksi i kthimit drejt Greqisë, ndërsa pala shqiptare dhe ajo greke kanë vënë në dispozicion sportele për të mos patur radhë në kryerjen e veprimeve ndërkufitare nga njëra anë e kufirit në tjetrën.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë, mësohet se gjatë ditës së sotme është vërejtur një rritje e numrit të udhëtarëve që shkojnë drejt Greqisë, ndërsa pritja e tyre nga njëra anë e kufirit në tjetrën kalon deri në një orë. Kjo sipas policisë shqiptare është noramle në kryerjen e të gjitha procedurave ndërkufitare, ndërkohë që masat vazhdojnë të jenë të shumta.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit kanë hyrë 1475 me 349 automjete, ndërkohë që kanë lënë tashmë Shqipërinë në këto 24 orë 1451 udhëtarë me 370 automjete. Pritet që deri të paktën në mesjavë lëvizja drejt Greqisë të shtohet në numër dhe të ketë edhe më shumë dyndje në të bëjnë të ditura autoritetet shqiptare, ndërsa aktualisht pala shqiptare punon me 4 sportele vetëm për daljet, ndërsa pala greke për hyrjet në Greqi me 3 sportele në gjendje pune. Policia do jetë në gjendje gatishmërie për të patur situatën nën kontroll të plotë.