Varrezat murale, Të pranueshme, Kurani i përjashton
Tiranë- Kurani për myslimanët lejon vetëm varrimin në tokë, dhe ideja e varrezave murale është e papranueshme nga ky komunitet.
Ka qënë kjo deklarata e drejtuesit të komunitetit mysliman në vend, Selim Muçës në tryezën e organizuar sot nga Bashkia e Tiranës për këtë çështje.
Sipas Muçës, Bashkia duhet të sigurojë hapësira në zona periferike të qyteteve ose në fshtatra por ideja për varreza murale është në kundërshtim me parimet e fesë myslimane.
Por duket se sjanë të të njejtit mendim fetë e tjera në vend. Përfaqësuesit katolik në tryeze deklaruan se mund të jetë një zgjidhje edhe implementimi i varreza private sipas feve. Ndërsa të krishterët ortodoks në këtë takim nuk i kundershtuan varrezat murale por sipas tyre gjatë zhvarrosjes të jenë të pranishëm klerikët.
Gjatë fjalës së tij numri dy i bashkisë më të madhe në vend, Edmond Panariti deklaroi se të gjitha opsionet mbeten të hapura për diskutime duke nënvizuar se synimi i Bashksië është ‘për një zgjidhje të përbashkët e përkrahur edhe nga komunitetet fetare’.
Domosdoshmëria për krijimin e varrezave murale në Tiranë vjen si rrjedhojë e mbingopjes së hapësirave për varre. Në Tiranë mesatarisht 4.000 persona në vit ndërrojnë jetë. Dhe për çdokënd që vdes nevojitet afërsisht 5 m2 tokë për një varr.