E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji i ri, kush nuk shlyen kredinë, sekuestro

Në kulmin e krizës ekonomike që ka prekur botën, qeveria shqiptare ka sjellë në Kuvend një projektligj për miratim i cili duhet të zgjidhë problemet, që bankat shqiptare hasin për të sekuestruar pronat e vëna si garanci, kur kreditori nuk është në gjendje të paguaj kredinë. Sipas projektit të ri që ka nisur të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, nëse debitori nuk arrin dot të shlyej borxhin e marrë, atëherë atij i merret prona e lënë peng vetëm tre ditë pas vendimit të Gjykatës, i cili gjithashtu duhet të zhvillojë procesin gjyqësor brenda një jave. Projekti pritet të shmang zgjatjen pa fund të procedurave që në shumë raste e bëjnë pothuajse të pamundur që bankat të arkëtojnë paratë për kredinë e humbur. Drafti i ri, i jep të drejtën bankave që ta shesin atë me çdo çmim, mjafton që vlera të kompensojë kredinë e pakthyer, një gjë që me ligjin në fuqi ka qenë e pamundur. Ligji i jep fund edhe ngërçit që krijon ndryshimi i vendbanimit të debitorëve duke vazhduar procedurën edhe kur nuk ka mundësi njoftimi në këtë rast banka që ka dhënë kredinë vendos shpalljen e sekuestros vetëm në dyert e Gjykatës dhe tre ditë pas kësaj, ka të drejte të kryej ekzekutimin e pronës. Projektligji i ri për kodin civil pritet të zgjidhë problemet e kredive të pakthyera në bankat shqiptare dhe të shkurtojë gjithashtu procedurat për ekzekutimin e sekuestros. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›