Refleksion mbi modernitetin e ideve të Aristidh Kolias

Aristidh Kolia ne shkrimin e veprave te veta nuk u mbeshtet vetem ne mendjen e tij, por te shume studiuesve te tjere te nje kohe para tij, qofshin studiues arvanitas, akademike greke apo albanologe shqiptare e te huaj, prandaj nuk ka shkak te leshohen pasthirrma padurimi nga ndonje lexues i pavemendshem, se fjalet e lashtesise qe gjen e perqas ky autor me gjuhen arvanitase-perkates ishte shqiptare, kane mungesa te argumentimeve te thella shkencore ne fushen e gjuhesise, se fundja Aristidh Kolia gjen shembuj dhe ngre hipoteza pa pretenduar te sjelle risi apo ndryshime ne strukturen gjeneologjike te gjuhesise ne hapsiren ballkanike. Ai gjen ngjashmeri, si shume studiues e gjuhtare me pare kane gjetur, duke perfshire edhe te madhin Eqerem Çabej, dhe i sistemon ato me qellim per te lartesuar dinjitetin e nje populli te nepekembur. Keto ai i quante kerkime, sistemime, nxjerrje ne evidence e jo zbulime. Nuk e kemi degjuar, te pakten ne qe e kemi njohur personalisht, po as nuk kemi lexuar te jete shprehur gjekundi ne kete menyre per vepren e vet, perkundrazi ai ishte teper modest e perdorte gjithnje referenca veprash te historianeve e dijetareve qe nga lashtesia deri ne kohrat moderne. Prandaj nuk duhet te kapemi pas ndonje fjale apo shprehje qe nuk gjen mbeshtetje te plote shkencore, por qe ne te njejten kohe eshte shume e veshtire ta kundershtosh, kur nje fjale a shprehje qe gjendet tek Homeri nuk mund ta perqasesh a ti gjesh spjegim me asnje fjale te asnje gjuhe tjeter ne bote, vec trajtes te se folmes se mocme shqipe. Por te mos harrojme ne te njejten kohe se eshte spekullim me vepren e Aristidh Kolias, edhe po te kalohet ne ekstremin tjeter, pra, nese ndonje studiues medioker shqiptar, duke u nisur nga shembellesat e perqasjet e fjaleve e shprehjeve te studiuesit arvanitas, te ngrere teorira sikur gjuha shqipe qenkerka mema qe ka pjelle gjuhet europiane, se keshtu, te na falim keta studiues endërrimtare, do tua kalojme per nga megallomania edhe grekeve. Kesisoj vec keqinternpretohet vepra e Aristidh Kolias, e cila nuk eshte veper e mirefillte studimesh gjuhesore, por, "nje veshtrim historik, folklorik, politik, gjuhesor", sic vete e ka cilesuar ne faqen e pare te kryevepres se vet, qe eshte vepra me te plote e shkruar deri me sot per arvanitet-arbereshe te Greqise "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve" e njohur ne me shume se nente botime, e ardhur në shqip me titullin “Arvanitasit”, botim i “55”-s.
Per metej, nese Aristidh Kolia thote se fustanella qe sot mbajne greket ne parada, jane thjeshte kostume te arberesheve (arvanitasve) te Greqise, kjo per greket eshte nje thagme e vertete (packa se e dine fort mire se jane arvanite), po per shqiptaret eshte nje e vertete e qendrueshme dhe e vertetuar nga njohesit e studiuesit e kultures popullore shqiptare dhe helene. Nese vallja “camiko” sot konsiderohet pjese e krenarise se folklorit grek, kjo nuk do te thote se ajo eshte puro greke por valle çame, e dihet boterisht se camet jane shqiptare. Prandaj kur flitet per vepren e Aristidh Kolias, duhet ndalur e folur qete e shtruar, jo per t’u kapur pas dy-tre fjaleve, sepse vepra e tij nuk qendron vetem tek argumenti leksikografik. Per te kuptuar se qellimin e vepres se tij, tek e cila kurrsesi nuk konsiston ndonje deshire per te ulur popullin grek a per te ngrituar ate shqiptar, por thjeshte per te ndergjegjesuar arvanitet, te cilet meritojne te jene te nderuar si te tille e jo te poshteruar e te turperuar per origjinen e tyre, sic nje pjese e madhe prej tyre ndihen sot, prej nje politike qe i poshtron minoritetet ne Greqi. Per me teper Arvanitet jane shtetformues sepse 80 deri ne 90 perqind te heronjeve te Pavaresise se Greqise jane arvanitas dhe ne parlamentin e pare te shtetit te ri grek degjohej shqipja po aq sa greqishtja, sa u propozua te fliteshin dy gjuhe, por shpejt u ndalua. Te gjitha keto i thote Aristidh Kolia ne vepren e vet. Akoma me tej, ne kohet moderne, ne kushtet kur ne mes Greqise e Shqiperise qendronte nje hendek i madh e i rrezikshem, ishte si ai, qe hyn ne mes te paleve ne grindje e u thote, po dale more se ne fund te fundit bashkejetesa neper shekuj dhe rrenjet pellazgjige, si popujt me te lashte ne Ballkan na nxjerrin te afert, me te afert se cdo popull tjeter perqark, prandaj, lerini luftrat, shihni miqesine e perparimin. Politika qe kane ndjekur a ndjekin greket ka qene dhe mund te vazhdoje te jete e poshter, por politika ama, ndersa popujt po t’i çlirosh prej mentalitetit te politikes se eger te udheheqesve, kurrë nuk kane shkak te kene meri apo te bejne lufte me njeri-tjetrin. A e
dini se sa vajza shqiptare nga jugu para luftes se dyte boterore jane martuar ne Greqi, dhe sa mijra shqiptare jane vendosur atje. Kjo dyndje arberish ne te gjitha periudhat historike drejt lindjes, patjeter qe kane sjelle perzierje, qe akademiket e historianet me te njohur greke e kane quajtur nje lidhje, nje strukture e re popullsie e, nje amalgame greko-shqiptare, ndaj po t’i lesh popujt, te qete dhe pa ngarkesa nacionaliste e shoviniste, jane aq te afert shpirterisht, sa do ta gjejne vete rrugen e miqesise e te bashkëjeteses pa pasur nevoje per izmat e politikes e demagogjise. Populli, shpesh here, eshte me i emancipuar se sa politika. Keshtu i kalonte kufijt e shteteve edhe Aristidh Kola, si pjesa me ndergjegjeshme e popullit grek me gjak shqiptar ne deje, si bashkohesit e tij arvanitas Melina Merkuri, aktorja Irena Papas, piktori akademik Niko Haxhiqiriako- Gjikas, shkrimtari Jani Gjika e plot te tjere, e ne keto kalime kerkonte gjurme e lidhje ne histori ne mes te popujve te armiqesuar, por qe kjo armiqesi nje dite duhej te kapercehej, duhej te shuhej, ky ishte ideali i tij.
Se si e ku i kerkonte ai keto lidhje e rrenje historike, ne fjale, ne kenge, ne vargjet e Homerit, ne mitologjite greke, tek Kadmi ilir, tek perendesha Athena (Athena - thënësja e fatit), (Kadareja i kerkon tek Eskili), tek Kollokotroni, Karaiskaqi, Boçari, Xhavella, nuk kane fare rendesi perpara qellimit dhe ideve te tij te ndritura. Rrezet e diellit, qe lind mbi nje shpatull mali, mund te perplasen edhe baltrave, por ato kurre nuk perlyhen, mbeten gjithje rreze te praruara. Ashtu ndodh dhe me idete e njerezve te ndritur, nder te cilet - per ne shqiptaret, arvanitet e arbereshet, ne menyre te padyshimte radhitet edhe emri i studiuesit dhe udheheqesit arvanitas Aristidh Kolia.
...