E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrit Vasili bëhet nënkryetar i Bashkisë. Ilir Meta pati deklaruar se ai do i përkushtohet vetëm partisë

Share

Kur Ilir Meta vendosi ta hiqte Petrit Vasilin nga ministër e Shëndetësisë, deklaroi se tani ai do merrej vetëm me punët e partisë. Madje Meta u mundua ta paraqiste Vasilin si një figurë kyçe për organizimin e LSI për zgjedhjet. Nuk kaluan shumë ditë dhe Petriti nuk rezistoi dot pa pushtet. Dhe zuri postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, të lënë bosh nga Edmond Panariti. Larg qoftë, as që bëhet fjalë që në pjesën e shtetit që ka marrë me kontratë Meta nuk mund të vihet njeri tjetër jashtë LSI.

Me unanimitet Kryesia vendosi që në krye të këtij Komiteti Organizator, kryetari i tij, të jetë z. Petrit Vasili. Njëkohësisht, në kuadër të këtyre përgatitjeve dhe të këtij angazhimi total të z. Vasili, në funksion të përgatitjes së kësaj konvente por edhe në funksion të angazhimit të tij permanent në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe objektivat e saj edhe për vitin 2013, zoti Vasili ofroi dorëheqjen e tij nga detyra aktuale që ka mbajtur, e ministrit të Shëndetësisë, detyrë, të cilën ai e ka kryer me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm të lartë, pavarësisht nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur dhe ndeshet ky sektor tepër jetik, pati deklaruar Meta më 22 qershor.

Petrit Vasili mban aktualisht postin e nënkryetarit në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe njihet si një ndër njerëzit më të afërt të kryetarit të saj Ilir Meta. Zoti Vasili ka mbajtur për plot tre vjet postin e ministrit të Shëndetësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›