U dënua për korrupsion nga GJKKO, KLP shkarkon nga detyra e prokurorit të Sarandës, Sali Hasën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi të hënën propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.
Në majin e vitit 2022 Prokurori u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burgim, që u konvertua në katër vite shërbim prove, për akuzën e “korrupsionit” ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Ish-Prokurori Hasa u arrestua, pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se kishte pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.
Me Hasën u vunë në pranga edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit.
Gazetare: Flutura Tota
/RTSH/