E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pr.ligji për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, Braçe: Do votoj kundër, fshati ka nevojë për hapësira publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar hapur votën kundër projektligjit “Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndërmarrjeve bujqësore”.

Sipas deputetit socialist, nuk mundet që ata që nuk kanë paguar para për objektet e ndërmarrjve bujqësore nga viti 1992-1998, të përfitojnë prona.

“Unë po e them që tani, do votoj kundër. Fshati ka nevojë për hapësira publike. Kush s’ka paguar para për objektet e ndërmarrjeve bujqësore nga 92-98 nuk ka pse përfiton nga ato prona”, tha Braçe teksa deklaroi se qeveria duhet të nxjerrë vendimin për masat mbështetëse për bujqësinë dhe blegtorinë.

“Qeveria s’ka nxjerr ende vendimin për masat mbështetëse për në bujqësi dhe blegtori. Shihni ciklet e prodhimit bujqësor, nuk ndjekin ciklet e burokracisë buxhetore. Bujku s’mund të presë vendimin që të prodhojë tokën. Do lutesha, të bëjmë ç’ështe e mundur që ky vendim të dalë tani”, tha Braçe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›