Deputetët e PD bllokojnë Foltoren, Vokshi: Lejoni ngritjen e Komsionit Hetimor për “McGonigal”! Nikolla i mbyll mikrofonin

I njëjti skenar, e njëjta rrugë e ndjekur nga opozita. Nisja e seancës së Kuvendit ka sjellë bllokimin e Foltores nga ana e deputetëve të PD duke mos lejuar fjalën e kolegëve, të cilët kanë folur nga vendi.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se për të mbrojtur Ramën po shkel çdo rregullore dhe Kushtetutën me përjashtimin e deputetëve të opozitës.
Vokshi tha se Ramës këtë herë akzuat nuk i janë bërë nga opozita, por “ i janë bërë në anglisht nga aktakuza e SHBA, ku aktualisht në burg ndodhet partneri i tij McGonogal”.
Ajo kërkoi që Kuvendi të lejojë ngritjen e Komisionit Hetimor për kryeministrin Rama për çështjen McGonigal.
“Ta keni të qartë edhe ju të mazhorancës që me forcën e kartonit po shkelni çdo nen të kushtetutës dhe rregullores. Çfarëdo që të bëni nuk e shpëtoni dot Edi Raman, ortaku i tij është në burg në SHBA, edhe Rama atje e ka vendi, ju ftoj të distancoheni nëse ka ende deputetë të ndershëm. Ejani të ngremë Komisionin Hetimor dhe të dalë komisoni me rekomandime. 24 deputetë keni përjashtuar zonja Nikolla, nuk ka turp më të madh.
24 që do i shtohet edhe sot numri, jam e sigurt. Ata përfaqësojnë 250 mijë votues minimuni e shumë më shumë qytetarë. Sot ky parlament ka rënë, nuk i përket më popullit, por mbron vetëm inbteresat e Edi ramës. Ankohet Rama se flet opozita anglisht, por këtë herë ka folur aktakuza amerikane në anglisht, ku emrin I Ramës përmendet 14 herë në aktakuzën amerikane”, tha Vokshi.
Kjo ka bërë që Nikolla t’i mbyll mikrofonin Vokshit, pasi “nuk po fliste për procedurë”.
Ndërkohë që seanca parlamentare shoqërohet me tensione, jashtë Kuvendit po zhvillohet protesta e opozitës që kërkon largimin e kryeministrit Rama.
/rtsh.al/