Përmbytet anija me emigrantë, numërohen 50 të vdekur

Australi, 15 dhjetor NOA/ R.Bulku â Të paktën 50 emigrantë të paligjshëm që ishin në kërkim të azilit në Australi janë mbytur në një fundosje të anijes me të cilën po udhëtonin në ishullin e Christmas.
Viktimat mund të jenë me dhjetëra, duke përfshirë këtu dhe fëmijë, - u shpreh një dëshmitar, Phillip Stewart.
Ai tha se kishte
parë njerëz që po mbyteshin dhe të tjerë në përpjekje për
të shpëtuar në mbetjet e anijes në shkëmbinjtë e ishullit
Christmas, në brigjet e Australisë Perëndimore.
âKemi parë njerëz teksa janë mbytur. Për fat të keq janë
përplasur kundër shkëmbinjveâ, - tha Stewart për Sky News.
Një dëshmitar tjetër i cili nuk pranoi të japë emrin e tij, tha se në ujë ishin rreth 60 persona dhe vetëm gjysma e tyre arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së një anije shpëtimi.
Policia Australiane dhe burime mjekësore flasin për të paktën 50 të vdekur dhe mbi tridhjetë të plagosur.
r.b/NOA