Pro-amerikanja Merkel

Angela Merkel, udhëheqësja e parë e Gjermanisë së bashkuar që është rritur nën regjimin komunist, si kancelare ka punuar në ngrohjen e marrëdhënieve me SHBA-në - një vend ky në të cilin nuk ka pasur mundësi të udhëtojë deri në momentin pasi që ka mbushur 30 vjet.
Kancelarja e parë femër e Gjermanisë rivendosi marrëdhëniet miqësore me SHBA-në, të cilat ishin dëmtuar si pasojë e luftës në Irak, duke pranuar në mënyrë diplomatike se megjithatë ekzistojnë dallime mes dy vendeve.
Vetëm disa javë pasi që siguroi mandatin e dytë si kancelare e Gjermanisë, gjatë të cilit mandat do të kryesojë qeverinë e re gjermane të qendrës së djathtë, Merkel mbajti këtë javë një fjalim para Kongresit amerikan.
Ky triumf forcon edhe më tutje statusin e saj si femra më e fuqishme në botë, me të cilin status u nderua nga revista amerikane Forbes.
Kur u ngrit në pushtet në vitin 2005, Merkel trashëgoi marrëdhënie të vështira me administratën e George Bushit, i cili ishte i irrituar për shkak të refuzimit të luftës në Irak nga ana e paraardhësit të Merkelit, Gerhard Shroder.
Merkel u angazhua me zell për të vendosur marrëdhënie miqësore me Bushin, me çrast ajo u ftua për vizitë në fermën e Bushit në Texas në vitin 2007.
Ajo ka vendosur marrëdhënie solide të punës edhe me presidentin Barack Obama, i cili nga gjermanët shihet si një politikan pragmatik.
Merkel ka lavdëruar kontributin e SHBA-së për bashkimin e vendit të saj, gjë e cila ka ndikuar që Gjermania të bëhet partnere në Europë dhe në komunitetin trans-atlantik.
Ajo thotë se e shijon bashkëpunimin e ngushtë me Obamën dhe se Gjermania është një partnere e besueshme e intensive e SHBA-së.
Megjithatë, ekziston edhe potenciali për tendosje mes dy vendeve. Gjermania ka rreth 4 mijë ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, mision ky i cili nuk është aspak i popullarizuar në Gjermani. Mandati parlamentar i mundëson asaj të dërgojë maksimalisht 4500 ushtarë në Afganistan dhe gjasat janë të vogla që numri i ushtarëve gjermanë të shtohet në Afganistan në të ardhmen e afërt.
Merkel, 55 vjeç, është një nga avokatet më të fuqishëm në Europë për luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Gjermania nuk e shikon me sy të mirë anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE, ndërsa SHBA-ja mbështet fuqishëm anëtarësimin e Ankarasë në Union.
Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, të cilat u zhvilluan në shtator, e kanë forcuar Merkelin pasi që i lejuan asaj që ti jep fund koalicionit të madh me socialdemokratët, partisë së dytë më të madhe në Gjermani.
Ajo ka lidhur aleancë të re me liberalët nga radhët e FDP-së, me koalicionin e ri i cili synon forcimin e rritjes në Gjermani, ekonomisë më të madhe në Europë, pjesërisht me anë të reduktimit të tatimeve, por këto aksione të qeverisë do të përballen me një opozitë të fuqishme në Parlament.
Merkel është e bija e një prifti protestant, i cili dërgoi familjen e tij në lindje në kohën kur ajo ishte ende tejet e re. Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, Merkel tha:Amerika ka qenë e paarritshme për mua deri në momentin e shembjes së murit të Berlinit, në vitin 1989.
Merkel, e cila ka punuar si shkencëtare, në momentin kur u shemb muri hyri në politikë pasi mbushi 30 vjet.
Vërtet kam ndier kënaqësi gjatë punës time si shkencëtare. Por, pas shembjes së murit, politika u bë pasion i imi, tha Merkel.
Ajo u angazhua në një grup të ri politik të quajtur Zgjimi Demokratik dhe në vitin 1990 u bë zëdhënëse e qeverisë së parë dhe të vetme të zgjedhur në mënyrë demokratike të Gjermanisë Lindore.
Më vonë, atë vit, ajo u zgjodh deputete në Parlamentin e Gjermanisë së bashkuar, si anëtare e partisë së kancelarit të atëhershëm Helmut Kohl, i cili menjëherë vendosi që të përfshijë Merkelin në kabinetin e tij.