Pro votës së emigrantëve në zgjedhje
Mendoj që një milionë shqiptarë me lidhje kaq të forta me atdheun e tyre nuk duhen privuar nga vendimmarrja në vendin në të cilin ata janë të angazhuar në mënyre afektive dhe jetën ekonomike të cilën ato e mbajnë me oksigjen. Dhe vend në të cilin shumica (mendimi im personal ky) do të kthehen një ditë.
Ka disa anë pak a shume praktike dhe teknike që duhen mbajtur parasysh dhe që nuk janë shume të thjeshta për t’u zgjidhur, për sa e kuptoj une nga larg jeten në Shqiperi. E para është administrimi i votes. Vjedhja e votes jo se është ndonje fenomen i papare tek ne. Nese emigrantet do të pranohen të votojne, votat e tyre ose do të jene me poste (si amerikanët) ose në ambasada (si p.sh., italianët). Që praktikisht do të thote që administrimin e votes do ta bejne postat dhe ambasadat, të dyja keto kategori institucionesh qartesisht në dore të qeverise që mund t’i manipuloje sipas dshires së saj - kjo perderisa pjekuria politike dhe maturiteti i demokracisë shqiptare të mbeten keto që jane. Me vone do të ndryshojne, por momentalisht kjo është veshtiresi.
E dyta, është çështja e barazise. Megjithese une vete jetoj jashte Shqiperise dhe e fus veten në kategorine e atyre që do të donin të votonin, çështja është sa e barabarte duhet të jete vota ime me ate të qytetarit tjeter shqiptar që rron në Tirane. Në fund të fundit, shume prej nesh kanë shtetësi të tjera, interesat e tyre nuk janë ekskluzivisht në Shqiperi dhe çështje të tilla si furnizimi me energji, taksat e të ardhurave, sistemi shkollor etj., mua personalisht nuk me prekin fare, por janë çështje mbijetese për një familje mesatare që jeton brenda Republikës. Për shembull, një emigrant në gjendje të mire ekonomike që do të donte të investonte në Shqiperi, do të votonte për një qeveri që garanton taksa të ulëta edhe në kurriz të shërbimeve publike, ndërkohë që për shume rezidente ne Shqiperi do të ishte me e pranueshme të paguante ca me shume taksa, por të kishte uje dhe drita apo spitale të pranueshme.
E fundit (dhe me e parëndësishmja) është se me sistemin e elektoral, si aktual, ashtu edhe atë të ardhshëm, votimi ka karakter rajonal. Çështja se në cilin rajon duhet të votojne emigrantet është pak me e komplikuar. D.m.th., nese dikush ka lindur në Puke, nuk ka asnje arsye që ai po të doje të votoje në Tirane apo në Skrapar dhe kjo e drejte e shtetasve (te bëjnë “pasaportizimin” ku të duan) mund të shfrytëzohet nga partitë për të bere një manipulim të tille, që do të çonte në rezultate elektorale ekzotike dhe pa pike besueshmërie dhe mbase morali. Imagjinoni fitoren e një partie të majte në një bastion tradicional të djathte, në saje të importeve elektorale. Ose anasjelltas.
Falënderoj pjesëmarrësit në këtë diskutim për seriozitetin e treguar dhe veçanërisht z.Totozani (Shkrimi i “Shekullit” i datës 9 korrik “Emigrantët, “aksionerë pa pushtet”), për çështjen e ngritur dhe për pjesëmarrjen e vazhdueshme në këtë bashkëbisedim.