Probleme me energjine ne sportelet e aplikimit
Prej dhjete ditesh ne rajonin e Fierit eshte shtuar fluksi i aplikimeve per pasaporta biometrike. Por qe nga e hena ky fluks eshte rritur edhe me shume. Sipas operatoreve te aplikimit ne Fier Lushnje dhe Mallakaster fluksi i aplikimeve eshte katerfishuar. Ka ndikuar ne rritjen e ketij fluksi procesi i liberalizimit te vizave dhe permbushja me sukses e ketij procesi shprehet Arta Prifti pergjegjesja e gjendjeve civile per qytetin e Fierit.
Por kerkesat per pasaporten biometrike e cila eshte kushti kryesor per te ikur pa vize jane shtuar me shume qe nga e hena. Ne filialin e Postes Shqiptare te Fierit jane duke mbaruar rezervat e fundit me kupone. Radha per to eshte e ngjeshur prej dy ditesh. Sportelistet te shpjegojne se brenda nje dite kane arritur te shesin deri edhe 2 mije kupone. E ndersa sigurimi i kuponit eshte me i normalizuar aplikimi po pengohet nga mungesa e energjise ndersa terheqja e pasaportes se prodhuar eshte me problematikja. Deri ne dy muaj ka shkuar afati per marrjen e nje pasaporte ne Fier. Nderkohe qe kufizimet e energjise kane sjelle radhe dhe kaos ne zyrat e aplikimit. Te henen dhe te marten ne Patos dhe ne Fier zyrat e aplikimit kane funksionuar vetem pas mesdite kur eshte rikthyer energjia elektrike.
Statistikat tregojne se afer 70 e popullsise se Fierit eshte pajisur me karte identiteti dhe me ritme te pelqyeshme po ecen edhe aplikimi per pasaporte.