Dilemat e Presidentit
Presidenti i Republikes u perfshi ne dokumentin e fundit te Komisionit Europian mbi ecurine e Shqiperise duke marre edhe disa kritika per funksionimin e ketij institucioni. Progres-raporti nenvizonte se vecanerisht ne zgjidhjen e ngercit politik pas zgjedhjeve te vitit 2009 kreu i shtetit kishte pasur nje rol te kufizuar. Nje zyrtar i Brukselit i cili do te takonte Bamir Topin nje dite pas publikimit te raportit te BE-se do te zbuste tonet duke nenvizuar rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik. Ne fakt ne kete shprehje standarde dhe te shumeperdorur ne dy dekadat e fundit qendron pikerisht edhe pritshmeria qe Komisioni Europian ka per rolin e Presidentit te Republikes. Kjo pritshmeri eshte nje nderthurje e qarte mes funksionit te tij institucional nga njera ane dhe atij politik ne anen tjeter. Problemi qe duket te kete Bamir Topi eshte ndoshta dilema nese duhet te qendroje mes dy kolonave institucionale dhe politike qe i vendos Kushtetuta apo do te tentoje bashkimin dhe nderthurjen e tyre per te qene me aktiv ne jeten politike. Sigurisht disa konsiderata jane ndikuese mbi rrugen qe ka ndjekur apo do te ndjeke qytetari nr. 1 i Republikes.
Se pari deri ne mberritjen e konstatimeve nga Komisioni Europian shume sinjale nga qendrat me te rendesishme te politikes europiane jane perpjekur ta karikojne Bamir Topin. Rezolutat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian si dhe deklaratat e politikaneve te rendesishem ne BE kane theksuar rolin e Presidentit ne zgjidhjen e ngercit. Kane qene keto armet e duhura qe nje politikani ne Tirane do ti mjaftonin per te nisur edhe ai betejen e tij me ata qe shpeshhere quhen si bajlozet e politikes.
Se dyti Presidenti i Republikes nuk mund dhe nuk duhet ta interpretoje rolin e tij si peng i Kushtetutes dhe i nje kuadri te ngushte ligjor. Eumlshte e deshirueshme dhe e pritshme qe Bamir Topi te jete i pari shtetas ne garen e respektimit te ligjit themeltar dhe normave te tjera ligjore. Por kjo nuk mund te jete kufizuese per kreun e shtetit i cili me teper funksionon si nje zyrtar i dashuruar me ligjet se sa si nje politikan qe respekton ligjet.
Se treti Presidenti i Republikes ne rast se realizon me pasion garantimin e respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi shfaqet i terhequr ne promovimin e konsensusit dhe rivendosjen e dialogut normal politik. Ky promovim nuk do te thote thjesht dhe vetem diskutim politik dhe thirrje per gjetjen e zgjidhjeve te pranuara nga palet ne konflikt. Edhe me eksperiencen e nje ish-drejtuesi te grupit parlamentar te mazhorances Bamir Topi ka hapesirat e duhura te komunikimit politik si me ish-partine e tij ashtu edhe me opoziten.
Se katerti Bamir Topi duket se po perpiqet ta interpretoje mandatin e tij ne krye te Presidences si nje sipermarrje politike me kosto zero. Ai nuk deshiron te konfliktohet me Partine Demokratike ndonese provokimet qe i vijne nga selia blu tashme jane bere konstante. Gjithashtu ish-nenkryetari demokrat duket se ka ngjitur edhe carjen e krijuar me opoziten zyrtare ne momentin e zgjedhjes se tij. Duke u kujdesur per baraslargesine nga PD-ja dhe PS-ja Presidenti rrezikon te spostoje epiqendren e tij politike ne rast se njera nga palet zhvendoset ne ekstremin e qendrimeve.
Ne kete menyre kritikat e mberritura nga Brukseli tregojne se europianet presin me shume nga Presidenti i Republikes per ti dhene fund nje konflikti politik thuajse dyvjecar. Konflikt qe ka mberritur ne piken e ngopjes dhe rrezikon te rendohet me afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Per keto arsye Bamir Topi duhet te zbrese ne fushen e lojes jo per te lene menjane respektimin e Kushtetutes por per te evituar qe pas nje viti nje drejtor nga Brukseli ti thote ne zyren e tij se raporti i KE-se eshte si nje zile per zgjim.