E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Robert Perleka dhunuesi i 18-vjecares ne demonstrate

Dy jave pas arratise se tij nga dhuna barbare qe ushtroi ndaj nje 18-vjecareje ne kryeqytet gjate demonstrates se 21 janarit autori i ngjarjes nje 36-vjecar nga Kamza eshte arrestuar dje fale nje operacioni te policise te organizuar enkas per kapjen e tij. Robert Perleka i shpallur ne kerkim policor menjehere pas identifikimit nga policia eshte arrestuar nga specialistet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes me akuzen e Plagosjes me dashje. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave Perlekaj akuzohet se me 21 janar diten e demonstrates duke marshuar ne Rrugen e Durresit ka goditur me sende te forta ne pjesen e fytyres 18-vjecaren me iniciale B. R. banuese ne Tirane. Policia ishte vene ne kerkim te tij menjehere pas dokumentimit te vepres penale asaj te plagosjes me dashje por per me se dy jave rresht personi qe per dite te tera do te shfaqej ne ekranet e televizionit per dhunen e ushtruar do te mund ti shmangej arrestimit. Nderkohe pamjet filmike te ngjarjes se dhunes ndaj vajzes se re do te pushtonin ekranet dhe do te provokonin nje reagim te forte te shoqerise civile duke u shnderruar ne spote publicitare kunder dhunes. I thirrur nga opozita per te protestuar para Kryeministrise Perleka u filmua duke goditur barbarisht 18-vjecaren Bekime Rexha ne Rrugen e Durresit. Robert Perleka i shtohet listes se gjate te te arrestuarve nga policia per aktet e tyre te dhunshme dhe sulmet jo vetem ndaj qytetareve por edhe policise dhe institucioneve kushtetuese ne demonstraten e 21 janarit. Disa prej te arrestuarve jane ende ne paraburgim. Mjaft te tjere po ndiqen ne gjendje te lire. Te dhenat e policise flasin se 321 prej afro 500 demonstruesve me aktive ne dhunen kunder forcave te rendit dhe Kryeministrise rezultojne me precedente te rrezikshem kriminale. Nderkohe pas arrestimit te djeshem ne Perlekes policia tha se materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes per konsumim te vepres penale te Plagosjes me dashje veper penale e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›