E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekja prostitute ne Shqiperi pranga dy tutoreve shqiptare

Leke Picaku dhe Kujtim Frroku trafikuan per prostitucion nje shtetase greke ne vendin tone

Ka ndodhur krejt e kunderta teksa pritej qe dy persona te akuzuar nga Krimet e Renda per shfrytezim prostitucioni me qellime fitimi te mund te kishin trafikuar jashte shtetit ndonje bashkekombase apo tjeter. Kete here historia duket se eshte tjetersuar kur Leke Picaku 49 vjec nga Mirdita dhe Kujtim Frroku 32 vjec nga fshati Tale Lezhe kane trafikuar si prostitute ne Shqiperi nje shtetase greke. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise se kryeqytetit sipas te cilave mesditen e se henes specialistet e Seksionit kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Tiranes bene te mundur kurorezimin e operacionit policor te koduar Tale 2 ku u kapen dy bashkepatriotet te akuzuar per konsumim te veprave penale te Trafikimit te femrave e kryer ne bashkepunim.

Nga te dhena policore mesohet se ne ngarkim te Leke Picakut Gjykata e Krimeve te Renda Tirane me nje vendim te dates 29 janar te ketij viti ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg sepse akuzohet per vepren penale te Trafikimit te femrave e kryer ne bashkepunim. Picaku akuzohet se pergjate vitit 2010 ka trafikuar per qellime prostitucioni nga Greqia per ne drejtim te Shqiperise nje shtetase me kombesi dhe shtetesi greke.

Nga burime te policise rreth kesaj ngjarjeje mesohet se zanafilla e historise daton prej disa kohesh kur 49-vjecari nga Mirdita ka kaluar disa vite si emigrant ne shtetin fqinj. Me sa duket njohja me nje shtetase greke ne kete vend ka terhequr vemendjen e kesaj te fundit e cila nuk i ka thene jo fteses se Picakut per te ardhur ne vendin e tij pa ditur se cfare fshihej ne te vertete ne koken e Picakut. Nga te dhenat mesohet se me ardhjen ne Shqiperi ne vitin qe sapo lame pas 2010 shtetasja me kombesi greke eshte perballur me fytyren e vertete te 49-vjecarit i cili e ka detyruar qe ajo te dale ne rruge dhe te prostituoje. Nga te dhena te policise mesohet gjithashtu se bashke me Picakun ne kete histori eshte perfshire edhe i njohuri i tij Kujtim Frroku nga Talja e Lezhes te cilet te dy e kane detyruar greken te prostituoje ne vendin tone.

Megjithate shtetasja helene ka mundur te shpetoje nga duart e trafikuesve te vet duke u drejtuar ne polici per te bere kallezimin penal per rastin ne fjale. Pas marrjes se informacionit specialistet e Seksionit kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Tiranes kane organizuar punen per kapjen e dy autoreve te dyshuar te ngjarjes pas kerkeses se Gjykates se Krimeve te Renda Tirane e cila rreth nje jave me pare ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg. Policia tha se operacioni i koduar Tale 2 u finalizua me sukses dy dite me pare ne mesdite duke vene ne pranga 49-vjecarin Picaku. Gjithashtu policia tha se ne lidhje me kete ceshtje ka filluar procedimi penal edhe per Kujtim Frrokun per vepren penale te Trafikimit te femrave e kryer ne bashkepunim i cili dyshohet te jete bashkepunetor ne trafikun e shtetases greke.

Te arrestuar

Leke Picaku 49 vjec nga Mirdita

Kujtim Frroku 32 vjec nga fshati Tale Lezhe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›