E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme ne Ballsh, anulohet gol i Partizanit

Deri para ndeshjes me Partizanin, ballshiotet ishin te pakenaqur me emrin e gjyqtarit, qe sipas tyre, ishte i vendosur qellimisht nga FSHF, per te favorizuar Partizanin. Kridens Meta nuk eshte kontestuar nga asnje ekip, per gjykimin ne fushe, gjate dhe pas ndeshjes. Por ka ndodhur e kunderta, sepse kane qene lojtaret e Partizanit ata qe kane kontestuar gjate, ne fund te ndeshjes gjyqtarin anesor. Genc Maloku anuloi nje gol ne fund te ndeshjes, qe i mohoi Partizanit nje pike. Edhe trajneri Shpetim Duro ka pasur rezerva te forta, per anulimin e golit. Pak kohe me pare Duro kontestoi fuqishem eliminimin e Partizanit nga Kupa e Shqiperise, kur theksoi se largimi i Partizanit erdhi per shkak te gabimeve te gjykimit, madje me qellim te plote. Kur mbeten e dhe kater jave nga perfundimi i kampionatit, Partizani i Duros rrezikon renien. Barazimi dhe goli i anuluar mund do te ndikoje patjeter ne raportet e ekipeve qe rrezikojne renien, ne fund te kampionatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›