E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, ndjek Tiranen drejt finales

Aranit MURACI

Tirana dhe Vllaznia, njera me lehte dhe tjetra disi me me veshtire, korren nga nje fitore, sikurse pritje, dhe kur mbeten edhe tre jave nga perfundimi, pretendentet ecin me te njejtin hap,drejt finales se kampionatit, qe do te percaktoje fituesin e ketij edicioni.

Dy pretendentet per titull, Tirana dhe Vllaznia, kryen ne perfeksion detyrat e shtepise, teksa moren piket maksimale. Ndeshje, qe nuk dhuruan shume surpriza, pavaresisht faktit se kavajasit dhuruan emocione ne nje pjese loje, kur fituan ne Shkoder, ndaj vendasve. Dinamo siguroi nje bilete ne UEFA, pasi e ka siguruar, edhe pse jo matematikisht, vendin e trete, pas fitores direkte me Shkumbinin, ne kryeqytet. Sabino Plaku e gjeti tre here rrugen e rrjetes, por fitorja e bluve u siguruar edhe per shkak te superioritetit numerik. Ne fund te klasifikimit, gara eshte bere edhe me interesante. Bylisi dhe Apolonia fituan, respektivisht ndaj Partizanit dhe Elbasanit, duke rihapur garen. Asnje nga ato ekipe qe sezonin e ardhshem do te luajne ne nje kategori me poshte, nuk ka rene aktualisht. Java e 29-te e kampionatit te 70-te Kombetar te Futbollit, nuk solli ndonje surprize, pervec barazimit te Flamurtarit, ne Ballsh. Fitore te cmuar, qe japin shenje shprese per mbijetese, ka arritur edhe Bylisi ne fushen e tij, ndaj Partizanit, 1-0. Papritur eshte zgjuar edhe Apolonia e Fierit, qe fitoi 3-1 ndaj Elbasanit. Ne Ballsh, Partizani eshte mundur ne nje ndeshje problematike. Te kuqte e Shpetim Duros arriten te barazonin rezultatin e ndeshjes, por goli i shenuar prej tyre eshte anuluar nga gjyqtari anesor, Genc Maloku. Fieraket i rikthehen fitores, pasi nje kohe relativisht te gjate.. Lushnja la dy pike te cmuara ne fund te ndeshjes, me Flamurtarin dhe do t'i vajtoje gjate, madje barazimi i djeshem mund te rezultoje fatal per synimet qe ka kjo skuader. Per sa i perket javes tjeter, ekipet kryesuese do te luajne jashte fushes se tyre. Tirana do te udhetoje ne Kavaje, ku e pret Besa qe tronditi deri diku Vllaznine ne javen e kaluar dhe kjo e fundit do te vizitoje Peqinin. Shkumbini eshte i forte ne shtepi, por humbja e fundit nuk i jep shprese, qe te pretendoje me per vendin e trete. Si per Tiranen dhe per Vllaznine, transfertat e radhes do te jene te veshtira. Sa i takon fundit te renditjes, nje sfide vendimtare do te jete ajo, qe do te luhet ne "Qemal Stafa", mes Partizanit dhe Apolonise. Po keshtu, ne Durres, Bylisi i vendit te fundit do te synoje 3 piket ndaj Teutes, per te rritur kuotat e shpetimit, nderkohe qe vendasit per te mos gabuar dy here radhazi. Elbasani do te prese ne shtepi Flamurtarin, kurse Lushnja do te jete mysafire e Dinamos ne kryeqytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›