Ina Rama Do hetojme te gjitha akuzat e politikes

Nje dite pas apelit te kryeministrit Berisha organi i akuzes shprehet i gatshem per te nisur punen per hetimin e akuzave te qarkulluara gjate dy muajve me radhe
Kryeprokurorja Ina Rama deklaron se organi i akuzes eshte duke vleresuar cdo informacion te vlefshem qe per ndodhjen e nje vepre penale ne akuzat per korrupsion te bera nga te dy kampet politike. Prej ditesh deputetet e mazhorances dhe opozites jane perfshire ne akuza te ashpra me njeri-tjetrin dhe lidershipet e partive per afera korruptive madje dhe lidhje me mafian. Ju siguroj se prokuroria po ben punen e saj qe duhet te beje ne keto momente. Po vlereson cdo informacion te vlefshem per ndodhjen e nje vepre penale. Sigurisht qe eshte duke zbatuar te gjitha procedurat ligjore aty ku gjejme vend per te nisur nje procedim- u shpreh kryeprokurorja ne nje prononcim per shtyp menjehere pas inaugurimit te inaugurimit te qendres dixhitale te dokumentacionit gjyqesor ne Tirane. Duke bere te qarte pozicionin institucional dhe kushtetues te organit qe drejton zonja Rama nenvizoi se Prokuroria ne keto momente po luan rolin e nje institucioni te pavarur dhe ju garantoj se ne te gjitha rastet kur ka vend per te nisur hetimet prokuroria do ti nise ato.
...