Flamur Noka Prokuroria hetim urgjent aferave korruptive te Edi Rames

Deputeti i PD-se Flamur Noka ka kerkuar nga organi i akuzes sot nisjen e hetimeve per akuzat per korrupsion ndaj kryetarit te Bashkise Tirane Edi Rama. Gjate nje konference per shtyp Noka theksoi se prej shume ditesh qytetaret shqiptare kane para syve korrupsionin e zhveshur lakuriq pas zbardhjes se skemes se perfitimit 20 qe eshte filozofia e shpikur dhe e drejtuar nga Edvin Kristaq Rama. Ata me te drejte presin reagimin e institucioneve te shtetit ndaj kesaj mega-afere korruptive vetem nje segment i se ciles shkon ne 100 milion euro. Tashme faktet jane ne driten e diellit qe nga kontrata ku eshte futur 20 i Leprit te Rames e deri tek projekti me pallate 35-kateshe tek Liqeni E gjitha kjo eshte bere ne funksion te pjeses qe zhvat prej saj Edvin Lepri. Ndaj me te drejte qytetaret pyesin cfare duhet te ndodhe me qe organet e specializuara te veprojne kunder kampioni te pamposhtur te korrupsionit dhe Leprave te tij Cfare provash te tjera duhen per te cuar para drejtesise Mister 20 dhe nje prej seksereve kryesore te tij Ndaj duke u bashkuar me shqetesimin e ligjshem dhe pritshmerine e larte te publikut presim nga prokuria qe te nise pa vonese hetimin dhe te coje sa me shpejt ne banken e te akuzuarve si Leprat qe brejne pa meshire parate e korrupsionit te Bashkise se Tiranes ashtu edhe ustain e tyre- deklaroi deputeti i Partise Demokratike Flamur Noka. Selia blu ka denoncuar prej me se dy muajsh ngjizjen ne Bashkine e Tiranes te klaneve mafioze per te demtuar biznesin ne vecanti dhe qytetin ne teresi. Faktet domethenese per perfshirje te Edi Rames ne skemat korruptive te gjobvenieve antiligjore jane sa tronditese aq edhe ngacmuese per te bere te paditurin. Ndaj ne kujtese te Prokurorise se Pergjitshme shqyrtimi i atyre dokumenteve dhe deshmive te investitoreve jane te mjaftueshme per te hedhur drite mbi hapin e pare te hetimeve.
Kreu i PD-se per degen e Tiranes Aldo Bumci
Ne emer te PD-se apelon deputeti Aldo Bumci Kontrata ne te cilen Tan Lepri ka 20 per qind te aksioneve perben deri me sot dokumentin me te rende kunder z. Rama dhe menyres se si ai ka perfituar ne keto 10 vjet nga industria e ndertimit nepermjet procesit te dhenieve te lejeve dhe miratimit te planeve te pjesshme. Keshtu u shpreh dje kryetari i PD-se per Tiranen deputeti Aldo Bumci duke denoncuar perseri planet mafioze te kryetarit te bashkise ne betonizimin e kryeqytetit si dhe zhvatjen e investitoreve. Sipas Bumcit faktet ligjore kunder Rames zoterise 20 per qind jane me te dokumentuara dhe me publike se kurre. Tan Lepri eshte zoterues i 20 per qind te aksioneve me sipermarrjen e ndertimit. Ndertuesit e tjere ne kete sipermarrje kane deklaruar para organeve te drejtesise se ky 20 per qindesh i eshte dhene Tan Leprit si mik i kryetarit te bashkise Edi Rama ne kembim te hartimit dhe miratimit te planit urbanistik te cilen Bashkia e Tiranes e ka miratuar duke perfshire ndertimin e pallateve 35 kateshe tha ai. Deputeti demokrat i beri thirrje organeve te drejtesise te hetojne kete kontrate 20 per qindeshe dhe planin urbanistik per zonen si deshmi me flagrante te korrupsionit dhe menyres se si Edi Rama ka nenshtruar industrine e ndertimit keto vite ne Tirane. Prokuroria nuk mund te qendroje menjane para ketyre fakteve dhe provave te renda ne kete afere qindra milioneshe. As Edi Rama dhe as sekseri i tij nuk mund ti fshihen planit me pallate 35 kateshe. Eumlshte koha qe drejtesia te veproje deklaroi me tej deputeti Aldo Bumci.
...