E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton organizimi i protestave Edvini i shtyn per ne gjysmen e dyte te muajit

05-10-2010 / Gazeta 55

Kriza ka pllakosur seline roze teksa dergata qe ndodhet prej nje jave ne Bruksel ka lajme jo te mira per paralajmerimet e Edi Rames per nisjen e protestave ne prag te heqjes se vizave. I shtyre nga kolapsi dhe i irrituar nga puna e dobet e lobimit te Ditziut Valentines dhe Taulantit ne BE Rama mblodhi sot aleatet te cileve u komunikoi vendimin se protestat shtyhen per ne gjysmen e dyte te muajit por menjehere kane plasur debatet ku skane munguar kritikat drejt Rames si i paafte dhe se po shkaterron opoziten


Aleatet e se majtes kane pranuar sot se deshtoi plani i pare per fillimin e protestave gjate diteve te para te Tetorit ashtu sic u la fillimisht. Mbledhja e 2 javeve me pare u trumbetua nga eksponentet ndjekes se klikes avangarde te Edvinit se momenti kulmor per te kerkuar largimin e qeverise do te ishin organizimi i tubimeve ne te gjithe Shqiperine duke filluar nga data 4 Tetor. Realisht sot u njohem me nje informacion te ri por teper te rendesishem. Edi Rama pranoi para aleateve te tij se e ka te veshtire te organizoje protesta madheshtore pasi krahas mungeses se mbeshtetjes ne kapitale njerezore ende sjane grumbulluar 5 milione eurot nga njesite vendore socialiste per te filluar paradhenien si e vetmja mundesi per te mbledhur disa njerez ne cepin e nje rruge ku dhe do pretendohet se do kerkohet masivisht largimi i qeverise Berisha Ne kete drejtim aplikimi i metodes shtyje ta shtyjme- eshte teper domethenese dhe percakton efektivisht krizen e brendshme te se majtes politike te cilen Edi Rama seshte ne gjendje ta manipuloje sic duhet edhe pse kohet e fundit kemi te bejme me nje renie te reputacionit politik dhe per te verifikuar kete mjafton te kujtojme largimin e socialistit Vangjel Tavo nga grupi parlamentar si dhe gati 5 te tjere te cilet njihen si perfaqesues te LMN-se jane ne prag te perjashtimit apo doreheqjes nga umbrella e klikes se bojkotit dhe shantazhit mafioz te Edi Rames.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›