E Diel, 1 Nëntor 2026

Probleme për Vuds, hije dopingu për kampionin

Një tjetër skandal (negativ) në çështjen e lidhur me Tajger Vuds. Golfisti amerikan, i cili sapo ka lajmëruar tërheqjen pas problemeve të shumta të lidhjes së tij martesore, është akoma i përfshirë në një rast dyshimi për përdorimin e dopingut. Sipas "New York Times", emri i talentit është në një përzgjedhje të yjeve të sportit amerikan prezent në studion e një mjeku kanadez, Antoni Galea, të përfunduar në pranga 15 tetorin e shkuar, pasi është gjendur në pronësinë e hormoneve humane të rritjes së Actovegin, një ilaç që sintetizohet me gjakun e viçave. Hetimi i hapur nga FBI, është mjaftuar në gjetjet në kompjuterin e Galeas. Emri i Vuds nuk është i vetmi prezent: Në fakt, janë edhe ata të Dara Torres, 42-vjeçarit veteran të kombëtares amerikane të notit dhe lojtarë të ndryshëm që militojnë në NFL. Një nga menaxherët e golfistit, Mark Steinberg, është i sigurt për pafajësinë e klientit të tij. "Tajger nuk është i implikuar, ju lutem lëreni të qetë". Por sipas "New York Times", Vuds ka bërë të paktën 4 vizita në klinikën e Galeas mes shkurtit dhe marsit, për t‘iu nënshtruar terapisë së mostrës së gjakut. Mjeku kanadez ka aplikuar një trajtim të veçantë me gjak, i aftë të risë në mënyrë të ndjeshme kohët e rikuperimit pas ndërhyrjeve kirurgjikale: për ligjin amerikan, përdorimi dhe shitja e Actovegin është ilegale. Sikurse ka bërë të ditur "New York Times:, ata që kanë kërkuar shërbimet e Galeas kanë qenë pikërisht menaxherët e Vuds, të shqetësuar për mungesën e rikuperimit të kampionit pas operacionit në gju në qershor 2008. Tashmë një gjë e tillë është bërë publike dhe të gjithë njerëzit e sportit po shohin me dyshime në drejtim të sportistit më të pasur në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›