Probleme serioze me trupin

Victoria Beckham mund të jetë një dizejnatore shumë e talentuar por kur vie puna që ajo ti “reklamojë” dizajnet e saja, duket sikur atyre u humb hijeshija.
Victoria është parë në rrugët e Londrës, teksa veshur kishte një fustan të dijanzuar nga vetë ajo e që për shkak të figurës së saj “skeletike”, rrobet në trup i rrinin si mos më keq.
Ndoshta, ajo ka dashur ti bëjë promo koleksionit më të ri të veshjeve për vjeshtë-dimër 2012 por si duket ajo ka zgjedhur modelen e gabuar.
Dizejnatorja dhe këngëtarja është parë duke u vendosur në një hotël në Londër, së bashku me fëmijët e sajë e kjo e konfirmon edhe një herë që çifti Victoria dhe David Becham përfundimisht po kthehen në Londër.
Sipas disa burimeve, familja Beckham përfundimisht do të vendosen në Londër sapo David ta lërë klubin L.A. Galaxy./Indeksonline/