Problemet ekonomike, 54 mije femije punojne rregullisht Sonila Isaku
Nese ligjet parashikojne qe punesimi te jete mbas moshes 16- vjecare, per shume femije shqiptare nen kete moshe te shkosh ne pune eshte kthyer ne nje rutine. E ndersa ligjet gjithashtu parashikojne qe nese nje femije punon ne fabrike, ndertim, bujqesi apo ku do tjeter duhet te deklarohet per punen qe ben, rastet e tilla jane te pakta. Zyrtarisht sot, ne te gjithe vendin regjistrohen plot 54 mije femije te moshes 5 deri ne 17 vjec qe punojne, dhe numri me i larte i tyre eshte ne Elbasan, me pas ne Korce e ne Shkoder. Keto te dhena jane bere zyrtare nga nje studim i realizuar nga INSTAT , cka tregon se jane 7.7 per qind e femijeve shqiptare te kesaj moshe, ne te gjithe vendin, te cilet rezultojne te punesuar ne bujqesi, tregti, ndertim, miniera apo edhe ne shitje. Por pervecse faktit se keta persona punojne, problem tjeter shqetesues eshte se ata punojne ne kushte te veshtira pune dhe me ore te zgjatura cka ka sjelle edhe probleme serioze ne shendetin e tyre. Keshtu ne rekomandimet e dhena nga ekspertet nenvizohet se problem mbeten oret e gjata te punes dhe kushtet e veshtira, me te cilat keta femije punetore, duhet te perballen cdo dite per te siguruar te ardhura minimale per te jetuar. “Evidenton se 2.5 per qind e rasteve te ketyre femijeve jane meshkuj, te cilet punojne ne ndertim dhe miniera, me ore te zgjatura dhe kushte aspak normale. Ndersa 2.7 per qind punojne ne treg apo ne rruge, ku u duhet te perballen cdo dite me temperaturat ekstreme, por edhe me tym e pluhur”- thuhet ne studimin e realizuar se fundmi nga INSTAT. Sipas te dhenave rezulton se nje pjese e ketyre femijeve e kane braktisur shkollen duke perbere keshtu edhe nje rritje te numrit te personave te cilet nuk e perfundojne arsimin e detyrueshem. Pervec mungeses se arsimit keta femije perballen me punen ne oret e zgjatura dhe ceshtja behet edhe me e mprehte kur meson se edhe pse sipas ligjeve shqiptare femijet e moshes 5 deri ne 13 vjec, nuk duhet te punojne asnje ore ne jave, ata perbejne gati 28.5 per qind te femijeve qe punojne. Nje pjese e madhe e femijeve jane demtuar gjate qendrimit ne pune dhe manifestojne lodhje, ose semundje te tjera. Sipas studimit 28 per qind e femijeve qe punojne ne Shqiperi jane ne qarkun e Elbasanit, 19 per qind ne qarkun e Korces, 13 per qind ne qarkun e Shkodres, 9 per qind ne qarkun e Tiranes.
Te dhena
54 mije femije te moshes 5 deri ne 17 vjec qe punojne
7.7 per qind e ketyre femijeve rezultojne te punesuar ne bujqesi, tregti, ndertim, miniera apo edhe ne shitje
2.5 per qind e rasteve te ketyre femijeve jane meshkuj, te cilet punojne ne ndertim dhe miniera
2.7 per qind punojne ne treg apo ne rruge
28 per qind e femijeve qe punojne ne Shqiperi jane ne qarkun e Elbasanit
19 per qind ne qarkun e Korces, 13 per qind ne qarkun e Shkodres, 9 per qind ne qarkun e Tiranes
5 deri ne 13 vjec eshte mosha kur ligjet shqiptare nuk lejojne punesimin e femijeve
Armandi 13 vjecari qe prej vitesh perballet me lypjen
Syte i mban te kthyera nga kahu i rruges ku vozisin makinat ndersa nga larg piketon ate automjet te cilit do ti afrohet dhe mendon se kush nga keta shofere do te behet zemermire, per ti falur ndonje lek, apo kush nga keta e ka xhamin me pise qe Armandi ta pastroje dhe mbase merr ndonje kacidhe. E ndersa e pyet se nese ka fituar ndonje lek, te rrudh buzet edhe te tregon disa monedha hekuri te cilat i mban shtrenguar ne doren e majte. “Ja keto, nuk me dalin te marr dicka per te ngrene per vete ne dreke dhe jo me per te tjeret”. Dhe ne kete moment hedh syte tek stolat ne ane te rruges ku eshte ulur nena e tij, bashke me dy femije me te vegjel. Ai nuk i ka pare asnjehere bankat e shkolles, nuk ka shfletuar kurre libra ne jeten e tij dhe nuk di as te lexoje. Kur e pyet se si mund te kuptoje te njohe gjerat ai tregon se ka mesuar te njohe vetem lekun shqiptar, per te ato jane te rendesishme sepse me ato mban familjen e tij. Nderkohe qe edhe keta te fundit bejne te njejten pune si ai, apo edhe pune te ngjashme. “Nuk kam shkuar kurre ne shkolle, nuk di as te lexoj dhe as te numeroj apo te bej veprime matematikore. Sot, jam 13 vjec dhe mbaj mend qe ketu kam shume kohe qe lyp per te nxjerre buken e gojes”- thote Armandi, 13 vjecar. Por, nuk eshte vetem ai ne familje qe lypin apo lajne xhamat e makinave ne ane te trotuareve, apo mbledhin kanoce ne koshat e mbeturinave. Jane edhe motra e tij edhe vellai, me te vegjel te cilet e shoqerojne ne punen e tij, ndersa ata thjesht lypin, nuk mund te pastrojne xhamat ashtu sikurse Armandi.