E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacani: Viti i ardhshem, rritje kuotash dhe tarifash per Politeknikun Eljona Ballhysa

Rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes, Jorgaq Kacani, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ka bere te ditur se ky Universitet po punon per hartimin e nje rregulloreje te re per pranimin ne fakultetin e Arkitektures. Kacani ben te ditur se rregullorja e cila eshte ende ne proces diskutimi me dekanet dhe drejtues te gjithe universiteteve, parashikon heqjen e konkursit te pranimit ne degen e Arkitektures por me kusht qe viti i pare i studimeve ne kete dege te jete selektiv. Dhe pas perfundimit te vitit te pare ne baze te rezultateve studentet qe meritojne do te vazhdojne kete dege, ndersa te tjereve do t’u krijohet mundesia per te zgjedhur nje dege tjeter ne kete Universitet. Po keshtu rektori ben te ditur se Universiteti Politeknik per vitin e ardhshem akademik ka propozuar rritje te kuotave te pranimit ne fakultetet e tij ne masen 10%. Rritje me te medha do te kene deget me kerkese me te larte nga ana e studenteve, si Arkitektura, Inxhinieria e Telekomunikacionit etj. Kacani ben te ditur gjithashtu se universiteti ka kerkuar qe per vitin e ardhshem akademik te reflektohet nje rritje 10-20% te tarifave te shkollimit. Por kjo mbetet ne tagrin e qeverise, pasi eshte Keshilli i Ministrave qe vendos per tarifat e shkollimit, universitetet vetem bejne propozimet perkatese.

Profesor Kacani, a do te kete ndryshim te kritereve te pranimit ne fakultetet e Universitetit Politeknik dhe cfare eshte vendosur per konkursin e Arkitektures?

Kriteret e pranimit jane si per te gjitha universitetet. Jane se pari rezultatet e matures shteterore dhe mbi bazen e preferencave te te gjithe atyre qe mbarojne shkollen e mesme. Por ne Universitetin Politeknik ka edhe kritere per sa i perket lendes se matematikes, fizikes. Ajo qe ne mendojme qe te jete nje risi e re ne Universitetin Politeknik, do te jete konkursi i Arkitektures. Jemi ne fazen e diskutimit dhe te berjes se nje rregulloreje dhe jemi ne ate linje qe pranimet ne Universitetin Politeknik te behen pa konkurs vitin e pare dhe pastaj mbi bazen e rezultateve qe do te kene studentet ne vitin e dyte, nje pjese do te vazhdojne Arkitekturen dhe pjesa tjeter qe nuk do te jete ne nivelin qe duhet per te vazhduar Arkitekturen, ose Urbanistiken ose Restaurimin, t’i jepet mundesia per te ndjekur nje profil Dizajn, qe mendojme ta shtojme vitin qe vjen, ose do t’i ofrojme opsione te tjera per te ndjekur dege te tjera ne Universitetin Politeknik.

Po per sa i perket kuotave, a do te kete rritje kuotash per vitin e ardhshem akademik dhe kryesisht ne cilat dege?

Ne ne Universitetin Politeknik kemi ndjekur politiken e rritjes se pranimeve ne te gjitha deget edhe kete vit do te kemi nje rritje prej 10% dhe mendoj se cilesia e kandidateve qe vijne ne Universitetin Politeknik mbi bazen e analizes se rezultateve te bera ne vitet e fundit ka konstatuar ne ate qe numri ose sasia e pikeve te Matures Shteterore ka arritur gjithmone duke u rritur. Pra kjo tregon per cilesine e kontingjentit qe vjen ne Universitetin Politeknik per te vazhduar ne shkencat inxhinierike. Dhe kjo bazohet edhe ne faktin se shkencat inxhinierike te garantojne me shume punesim sesa deget e tjera dhe une them me kenaqesi se masa me e madhe e atyre qe jane te diplomuar punesohen jo vetem brenda vendit, por duke patur parasysh cilesine e diplomimit ne Universitetin Politeknik, duke pasur parasysh planet dhe programet mesimore, duke pasur parasysh bashkepunimin dhe marredheniet qe ne kemi me shume universitete te Evropes, duke filluar me institucione ne Evrope, Azi, Amerike, Japoni dhe Australi, pra krijojne mundesi qe cilesia e diplomimit te jete e mire, kualifikimi dhe pergatitja te jete e mire dhe punesimi i tyre te jete, jo vetem ne institucionet kerkimore shkencore ne vendet qe une permenda me siper, por njekohesisht te punesohen edhe ne universitete, por edhe ne ndermarrje te ndryshme. Pra kjo ben ate, qe te rritet kerkesa ndaj degeve inxhinierike dhe cilesia ndaj ketyre degeve te jete gjithmone duke u rritur dhe ben ate qe ai qe diplomohet te jete krenar per diplomen qe merr. Une them me kenaqesi qe shkencat inxhinierike kane perparesi persa i perket natyres qe kerkojne, kerkojne pune nga studentet, nje disipline, nje kerkese llogarie ndaj vetes por nga ana tjeter, keto elemente qe t’i kultivon vete shkolla, behen pjese e jetes te studentit dhe i ka ne te gjithe punen e perditshme qe inxhinieret bejne gjate jetes se tyre. Pra kontingjenti i studenteve ka ardhur gjithmone e ne rritje te cilesise por edhe te numrit. Deget qe ne ofrojne jane dege shume te mira. Ne mbulojme gjithsej 7 fakultete, sepse kemi krijuar edhe fakultetin e Arkitektures dhe Urbanistikes qe me perpara ka qene vetem departament.

Cilat dege do te ofrojne rritje kuotash per vitin e ardhshem akademik?

Rritje kuotash do te kene te gjitha deget, por me se shumti deget e Arkitektures dhe Urbanistikes qe ka rritjen me te madhe, por edhe Teknologjia e Informacionit dhe Ndertimi. Ndersa pjesa tjeter nje rritje me te vogel, sepse varet edhe nga kerkesa qe kane studentet. Pra deget qe jane preference ne kemi tentuar qe te rriten kuotat. Nga ana tjeter ne kemi bere edhe nje permiresim te infrastruktures qe ka konsistuar ne ndertimin e nje ndertese te re ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, prej 11 mije m2. Ne fakultetin e Inxhinierise Informatike, ne rikonstruksionin e Institutit te Gjeo-Shkencave qe sherben si baze per punet shkencore, por edhe per praktiken mesimore te studenteve dhe per pergatitjen e diplomave. Jemi ne pritje dhe shume shpejt do te fillojme edhe shtesen ketu mbrapa Korpusit Qendror me nje shtese prej 6-7 mije metra katror qe do te permiresoje ndjeshem kushtet. Ne kete menyre kemi permiresuar edhe bazen laboratorike. Kemi marre fonde nga Banka Boterore dhe kemi ngritur laboratore te rinj, ne Arkitekture, ne Ndertim, Mekanike, ne Mjedis e Gjeologji. Pra ka qene nje mbeshtetje, jo e vogel kjo.

Kur pritet te nise ndertimi i shteses ne Korpusin Qendror?

Shtesa, besoj se ne do ta fillojme brenda muajit maj, jemi ne pritje te marrjes se lejes se ndertimit. Te gjitha gjerat jane gati, projekti eshte gati dhe mendojme se shume shpejt do te fillojme punet.

A do te kene ndryshim tarifat e shkollimit per vitin e ardhshem akademik?

Ne kemi bere propozime, jo ndonje rritje te madhe. Mund te jene 10-20% me shume. Megjithate keto jane politika qeveritare dhe eshte shteti ai qe vendos. Propozimi eshte nga ana e institucioneve arsimore publike, por eshte qeveria ajo qe vendos per tarifat. Nuk besoj se do te jete me e madhe se kaq, asnjehere nuk ka qene me e madhe se propozimi qe ne kemi bere. Gjithmone ka qene me e ulet se propozimi jone. Tarifat jane rritur shume pak per te gjithe deget. Tarifa eshte shume simbolike. Nuk eshte tarife qe i pergjigjen kostos qe duhet per te nxjerre nje inxhinier. Pra kostoja e studimeve eshte shume me e larte se tarifa. Pra tarifa s’mbulon, as 20% te kostos se studimit.

Si ka ecur procesi i perzgjedhjes se kandidateve fitues per shkollen e doktoratures?

Procesi ka ecur shume mire. Jane bere aplikimet. Jane ngritur ne cdo fakultet keshillat e profesoreve te cilet kane bere verifikimet perkatese. Kane studiuar dosjet e paraqitura. Nje pjese e fakulteteve e ka mbyllur proceduren dhe ka shpallur fituesit, sic eshte Fakulteti i Inxhinierise se Telekomunikacionit, ndersa fakultetet e tjera jane ne proces permbylljeje. Gjithcka ka shkuar shume mire. Eshte viti i dyte qe ne jemi ne rruge te mbare per sa i perket doktoraturave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›