E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: PD humbi tre shanse per integrimin ne BE

Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancen si pergjegjese per mos marrjen e statusit te vendit kandidat. Deputeti i PS-se, Ditmir Bushati tha ne nje deklarate per mediet se Kryeministri Sali Berisha dhe partia ne pushtet, i mohuan vendit tre here integrimin ne Bashkimin Europian. “Ne Diten e Europes eshte me e qarte se kurre, se cfare permasash dramatike ka marre deshtimi i Sali Berishes dhe PD ne ndertimin e Shqiperise Europiane.

3 shanse te humbura ne marrjen e statusit te vendit kandidat dhe fillimit te bisedimeve per anetaresim”,- tha Bushati. Ai u shpreh se mazhoranca aktuale ka futur vendin ne perplasje me perendimin duke mos zbatuar reformat e kerkuara. “Kurse perplasje me perendimin dhe posacerisht partnerin strategjik SHBA-te, raporte gjithnje e me kritike per situaten qe mbizoteron sot ne Shqiperi, dhe nje shqetesim ne rritje per drejtimin ku po e con vendin Sali Berisha, ky eshte bilanci i situates se sotme”,- tha Bushati. Duke e cilesuar qeverisjen aktuale si nje regjim te ngjashem me Venezulen dhe Azerbajxhanin, Bushati shtoi se deshtimi ne kete proces i faturohet vetem mazhorances aktuale. Ai ka folur dhe per procesin zgjedhor, duke u shprehur se moszhvillimi i tij brenda standardeve mund te sjelle kosto te tjera me te renda per vendin. “Sali Berisha ka deshtuar me procesin e ndertimit te nje Shqiperie Europiane, demokratike e te drejte. Tentativa e tij flagrante per te deformuar serish procesin zgjedhor, kokefortesia me te cilen po u pergjigjet paralajmerimeve gjithnje e me serioze qe po vijne nga partneret nderkombetare, per koston qe kjo do te kishte per vendin, jane prova me e qarte se Sali Berisha e ka bere zgjedhjen e tij”,- u shpreh Bushati. Sipas deputetit te PS, vetem opozita aktuale pas zgjedhjeve te 23 qershorit do te mundesoje integrimin e plote te vendit ne Bashkimin Europian. Bushati ka folur per premtimet e opozites duke u shprehur se zgjedhjet dhe vendosja e nje sistemi vlerash te reja do te mundesoje avancimin ne kete proces.

“Pas 23 Qershorit procesi i ndertimit te Shqiperise Evropiane do te jete perparesia e veprimit politik e shoqeror e qeverise se re. Ky nuk eshte nje slogan, por nje projekt i mirefillte politik e gjeostrategjik qe perben thelbin e Programit per nje Rilindje Shqiptare.

Ndertimi i Shqiperise Evropiane do te kaloje nga zgjedhjet e lira e te ndershme dhe forcimi i institucioneve demokratike te qendrueshme ne sherbim te qytetareve e jo pushtetit te radhes”,- u shpreh deputeti i PS-se, Ditmir Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›