E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet ekonomike ne Evrope pritet te dominojne takimin e G8-es

Udheheqesit e grupit te tete ekonomive me te medha kane ne plan te shqyrtojne ceshtjen e sigurise se ushqimit ne Afrike ne takimin qe do te zhvillohet ne piken presidenciale te  pushimi Kamp David ne afersi te Uashingtonit. Por sic njofton korreposndenti i Zerit te Amerikes Kent Klein Zerit kriza ekonomike e Evropes pritet te jete ne qeender te vemendjes se takimit te tete vendeve me te industralizuara.

Kriza evropiane e borxheve dhe efektet e saj te mundshme ne ekonomine boterore do te jene ne mendjet e udheheqesve te G8-tes kur ata do te takohen ne vendpushimin presidencial Camp David.

Presidenti i ri francez Francois Hollande do te marre pjese ne takim dhe gjithashtu do te vizitoje Shtepine e Bardhe.

Pak analiste presin qe udheheqesit e G8-es do te mbeshtesin ndryshime te medha ne ekonomine e trazuar te Europes. Ata nuk presin qe Shtetet e Bashkuara do te mbeshtesin ndonje plan ndihmash financiare per Evropen. Simon Johnson punon ne Institutin Peterson per Ekonomine Nderkombetare ne Uashington.

Ekonomia amerikane duket disi e pasigurt. Rimekembja eshte e ngadalte. Nese tregjet financiare ne Evrope perballen me veshtiresi te medha nga moszgjidhja e problemit te borxhit ky nuk do te jete lajm i mire per mundesine e rizgjedhjes se presidentit Obama.

Nje udheheqes i G8-tes do te mungoje ne Camp David. Presidenti rus Vladimir Putin i cili filloi detyren ditet e fundit tha se ai eshte i zene me pune te tjera ne Moske. Ne vend te tij do te marre pjese kryeministri dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev.  Sigurimi i ushqimit ne Afrike eshte nje nga temat e takimit.

Presidenti Obama pritet te prezantoje nje plan per te permiresuar zhvillimin e bujqesise ne kontinentin e Afrikes. Ai ka ftuar udheheqesit nga Benini Etiopia Gana dhe Tanzania per te marre pjese ne takim. Kristin Wedding punon ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare.

Siguria e ushqimit ka qene nje nga pikat e rendesishme ne axhenden e politikes se jashtme te presidentit Obama dhe duke i sjelle kater udheheqes te Afrikes ai deshiron te nenvizoje investimet e Shteteve te Bashkuara ne Afrike si dhe sukseset qe jane arritur atje deri tani.

Administrata e presidentit Obama mori nje angazhim tre-vjecar prej 35 miliarde dollaresh ne vitin 2009 per planin afate-gjate te sigurise globale ushqimore dhe zhvillimin e bujqesise. Zonja Wedding pret qe Shtetet e Bashkuara te kerkojne donatore tjere ne kete takim.

Pas takimit ne Camp David  nje pjese e udheheqesve te G8-es do te shkojne ne ikago per te marre pjese ne takimin e NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›