Problemet mendore, rritjen rastet mes adoleshentëve
Çrregullimet e shëndetit mendor po prekin gjithnjë e më të tepër të rinjtë e adoleshentët. Bluzat e bardha thonë se ka një rritje të numrit të pacientëve në këtë moshë që i drejtohen mjekëve psikatër për trajtim. Arsyet, sipas tyre, janë abuzimi me drogën e alkoolit pa përjashtuar edhe rastet e mos kontrollit të stresit që prek kryesisht këtë target.
Mjekja psikatre në qëndrën Komunitare nr 3 në Tirane Valentina Asabella thotë se për fat të keq për shkak të paragjykimeve të shoqërisë këta pacientë ose mbahen të mbyllur në shtëpi ose gjenden rrugëve.
Edhe pse shifrat e të prekurve nga sëmundjet e shëndetit mendor janë alarmante, të dhënat reale se sa është numri i të shtruarve në psikiatri mungojnë. Për t`u ardhur në ndihmë këtyre pacientëve dhe në anën tjetër për shmangur të dhënat fiktive, Ministria e shëndetësisë nëpëmjet një ligji të ri urdhëron që ata që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor nuk do të shtrohen më në psikiatri, me qëllim shqyrtimin e aftësisë për punë, për të marrë pagesën e “Kempit”.