E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët, ende në pritje tek zyra e Avokati të Popullit

Edhe pse kanë 5 ditë që streohen tek Avokati i Popullit, për ta nuk është gjendur asnjë zgjidhje përfundimtare. Alternativat që janë dhënë nga pushteti vendor dhe ai qëndor janë të përkohshme dhe nuk i japin zgjidhje çështjes.

Një pjesë në çadrat e tyre, ndërsa gratë dhe fëmijët në ambjentet e brendshme të këtij institucioni thonë se ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare për vendstrehimin e tyre. Fëmijët si më delikatë, janë sëmurë dhe është dashur që ambulanca të vij dy herë në ditë.
 

Ish reparti ushtarak në Sharrë, i ofruar si trehim nga Ministria e Punës, është i pabanueshëm. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, mikëpritësi i parë i këtyre familjarëve, ripërisërit edhe një herë thirrjen e tij për strehim përfundimar për romët. Deri në këtë moment, ai do e mbajë për ta derën hapur të institucionit që ai drejton.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›