Situata në dëbora, Seiti: 39 komuna janë ende të bllokuara
39 komuna janë të bllokuara si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës. Emergjencat civile bëjnë të ditur se rritja e temperatuarave me 2 dhe 3 gradë ka zhbllokuar 19 komuna ndërsa komunat e tjera mbeten të izoluara.
Më problematike situata është në Kukës, Has, Tropojë, Pukë dhe Korçë. Borëpastrueset janë në punë, por temeraturat e ulta në këto zona nuk kanë lejuar zhbllokimin e rrugëve. Shtesa e dëborës në Barjam Curr ka arritur trashtësinë 110 cm ndërsa në Kukës 60 cm.
Xhaferr Seiti, kreu i drejtorisë operacionale të emergjencave civile thotë se në vendet me problematike po hidhet kripë dhe skorje. Veçanërisht, thotë Seiti, po punohet për rrugët që të çojnë në akset nacionale duke shtuar se vetëm për rrugën e Kombit janë angazhuar 12 borëpastruese.
Ndërkohë komunat e bllokuara janë në errësirë për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike ndërsa mësohet se pavarësisht izolimit, nuk ka pasur asnjë nevojë për furnizmin me ushqime dhe Ilaçe.