E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia Topi pret ne takim kreun e PS Rama dhe deputetin Brace

TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot ne mesdite me kerkesen e tyre Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe deputetin socialist te Qarkut te Beratit Erion Brace.

Presidenca ne nje njoftim zyrtar publikon lajmin pa specifikuar temen e bisedes mes tyre. Kryesocialisti Rama dhe deputeti Brace e informuan Presidentin e Republikes rreth nje shqetesimi te tyre ne fushen e drejtesise- thuhet ne njoftim.

Sipas presidences pasi i degjoi me vemendje Kryetari i Shtetit dhe njekohesisht Kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise i siguroi se institucionet e drejtesise do te shqyrtojne ceshtjen ne fjale me paanshmeri ne funksion dhe ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›