Problemi i ushtrisë pakistaneze
Më 28 maj ishte 13 vjetori i provës së parë bërthamore të Pakistanit më 1998. Kjo ditë është e njohur edhe si Dita e Rigjenerimit.
Këtë vit u zhvillua një ekspeditë ushtarake disi e mbrapshtë midis shkencëtarit kundërshtar pakistanez Abdul Qadeer Khan dhe ish-diktatorit ushtarak Pervez Musharaf, i cili më 2004 e vendosi Khan nën arrest shtëpie, duke e akuzuar për nxjerrjen e sekretit bërthamor në interes të Libisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.
Gjatë fundjavës së kaluar, një gazetë pakistaneze raportoi se Khan kishte ftuar Musharafin për të parë provën e parë bërthamore të Koresë së Veriut në prill të vitit 1998. Duke qenë se pirja e alkoolit ndëshkohet me ligj në Pakistan, gazetarët nuk e zotërojnë repertorin e frazave të homologut amerikan në një rrethanë të tillë, por gazeta shton: “Gjenerali Musharaf ... nuk duket shumë në humor”. Khani i tha: “Po citojmë vargjet kuranore, Haxhi po kryhet në Mekë, vend ku edhe ju keni qenë”.
Alkooli apo mungesa e tij është një tregues kyç i asaj që po ndodh në ushtrinë pakistaneze, e cila, me dashje apo jo, ka qenë një strehëz për Osama bin Ladenin.
Në një skenë nga Lufta e Çarli Uilson, kongresmeni (rol që luhet nga Tom Hanks) takon presidentin pakistanez Muhammad Zia ul-Haq, një mysliman të devotshëm. Kur një shërbëtor pyet nëse donte të porosiste diçka për të pirë, Çarli Uilson kërkoi një uiski.
Zia e informoi prerë se nuk shërbehej alkool. Kjo m’u kujtua, kur takova në fillim Zian më 1977, pak javë pasi kishte marrë pushtetin.
Isha korrespodent i BBC dhe ai më kishte ftuar për drekë. Ishte një drekë e sikletshme. Do të doja të pija një uiski. Çarli Uilson dhe unë mund të kishim qenë më me fat, nëse do të kishim takuar Musharrafin, i cili dihet se i pëlqen ta shijojë një pije të tillë fshehurazi.
Lidhur me këtë Shuja Nauaz më 2009 ka shkruar: Pakistani, Ushtria e Tij dhe Luftërat, “agjencitë” kanë treguar që ai (Musharafi) nuk ishte i përshtatshëm për postin e kreut të stafit të ushtrisë”.
Përveç alkoolit, një tjetër tregues është shkalla e respektit të riteve fetare. Zias i është atribuuar bërja e ushtrisë më islamike; Musharaf spastroi disa zyrtarë ushtarakë islamikë. Deri tani është e vështirë të thuhet se ç’drejtim do të marrë kreu i tanishëm ushtarak, Gjenerali Ashraf Kayani. Një shenjë e devocionit mysliman është mjekra, e cila është më e zakontë te nivelet më të ulëta të shoqërisë dhe më e pakët mes zyrtarëve të Kayanit.
Ndodhej një foto në takimin e Kayan me ish komandantët, pasi u vra Osama bin Laden në Abbottabad, ku dukej se vetëm një gjeneral kishte mjekër.
Jam i sigurt se ushtrisë pakistaneze nuk i ka me qejf aspak Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ka lidhje me armikun tradicional të Pakistanit, Indinë, për sa i takon kërcënimit ekzistencial dhe një burimi fyerje, që kur luftërat e ushtrisë me Indinë çuan në një rrugë qorre apo më keq se kaq, në një sfidë.
Ushtria pakistaneze është e vendosur për manovra në Indi dhe kjo është arsyeja përse i përkrah luftimet e xhihadistëve në provincën e Kashmirit, si dhe kontrollon dhe trajnon terroristët, që bënë kërdinë në Mumbai më 2008.
Me më shumë se 150 bomba bërthamore, arsenali i Pakistanit ia kalon atij të Indisë.
Armët përdoren në luftë dhe Pakistani ka synim fitoren.
Nisa ta besoja Khanin, pas dy bisedash me të, që nga viti 1990.
Teknologjia bërthamore ishte një mënyrë bindëse për Iranin, që pavarësisht nga lidhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pakistani nuk ishte armik.
Lidhjet me Libinë ishin një mirënjohje për përkrahjen që i dha kolonel Gadafi familjes së Butos, gjatë viteve në mërgim dhe në opozitë.
Nënshkruan edhe një kontratë me Korenë e Veriut për teknologjinë bërthamore.
Kjo histori e fundit nga një gazetë pakistaneze përfshin një tjetër ndërrim kursi kundër Musharafit nga Khan.
Ky i fundit nisi një linjë prodhimi lokale të një serie raketash në Ghauri. Por, Musharafi në tetor 1999 “i preu fondet” për projektin e majit të vitit 2000.
Sipas Khanit, anulimi i projektit gjithashtu rezultoi në përjashtimin e inxhinjerëve dhe teknikëve të Koresë së Veriut, të cilët punonin në projektin e raketave, si dhe merrnin mësime për teknologjinë e pasurimit me uranium.
Ky argument flet drejtpërdrejt për krizat aktuale në marrëdhëniet Pakistan-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Musharafi në dukje kishte vullnet për t’u bërë favore disa diplomatëve nga Uashingtoni. Ka pak të dhëna që lidershipi aktual ushtarak në Pakistan është i prirur të bëjë të njëjtën gjë.
Përktheu Rudina Dahri